Flash

Tjetër goditje e rëndë për Putin, vritet gjenerali i katërt rus

Lapsi.al 16 March 2022
Tjetër goditje e rëndë për Putin, vritet gjenerali i

Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë një tjetër goditje të rëndë. Ministri i Brendshëm ukrainas tha se një gjeneral i katërt rus është vrarë gjatë luftimeve të fundit, megjithatë pala ruse nuk e ka konfirmuar ende një gjë të tillë. Oleg Mityaev, vdiq në luftime. Nuk ka asnjë konfirmim nga pala ruse për vrasjen. I fundit nga 4 oficerët e lartë të vrarë është identifikuar nga qeveria ukrainase si gjeneral Oleg Mityaev.

Pak ditë më parë ukrainasit vranë edhe gjeneralmajor Andrei Kolesnikov, kreu i Ushtrisë së 29-të të Mekanizuar.

4 gjeneralë rusë u vranë në pak më shumë se 3 javë luftë. Kjo, të paktën sipas burimeve ukrainase, do të ishte numri katastrofik i pushtimit të nisur nga Putin. Po ashtu Rusia ka pësuar humbje e një numri ushtarësh aq të lartë sa kërkonte dërgimin e një trupi prej 16,000 vullnetarësh nga Lindja e Mesme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI