Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Vrasja e Klodian Rashës, dënohet me 18 vite burg ish-polici Nevaldo Hajdaraj

Lapsi.al 16 March 2022
Vrasja e Klodian Rashës, dënohet me 18 vite burg ish-polici Nevaldo

Gjykata e Apelit Tiranë ka dënuar me 18 vite burg ish-efektivin Nevaldo Hajdaraj, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Klodian Rashës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 12 vite burg.  Prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal me 20 vite burg dhe heqje të gjykimit të shkurtuar për ish-policin, ndërsa mbrojtja ka kërkuar heqje të akuzës për vrasje me dashje për shkak se Hajdaraj pretendon u vetëmbrojt duke thënë se ka ndjerë rrezik për jetën.

Ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, autor i vrasjes së të riut Klodian Rasha më 8 dhjetor të 2020, ka apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës. Hajdaraj i është drejtuar Gjykatës së Apelit duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo vrasje me dashje.

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha pasoi një valë protestash dhe tensionesh politike, që çuan edhe në dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Rasha u shpall Dëshmor, ndërsa familjes iu lidh një pension i përhershëm.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do ...

07:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI