Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Vrau Klodian Rashën, prokuroria kërkon 20 vite burg për ish-efektivin Nevaldo Hajdarin

Lapsi.al 16 March 2022
Vrau Klodian Rashën, prokuroria kërkon 20 vite burg për

Në seancën që u zhvillua ndaj ish-efektivit Nevaldo Hajdarit, prokuroria kërkoi dënimin e tij ne maksimumin që parashikon vepra penale, pra 20 vite burg. Prokuroria tha se nuk ka rrethana lehtësuese për ish-policin, kjo për shkak të tentativave për të sjell një version i cili nuk qëndron, pra të rrezikut që i kanosej nga viktima Klodian Rasha.

Nga ana tjetër, avokati i Hajdarit kërkoi që Gjykata e Apelit të ndryshojë veprën penale, pasi vrasja nuk ka qenë me dashje, por në kapërcim të nevojës për t'u mbrojtur, kjo pasi ish-efektivi pretendon se ka ndjerë rrezik për jetën. Gjykata e Apelit është tërhequr për vendim.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do ...

07:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI