Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Elsa Lila, artistja që guxonte të falenderonte në shqip, kur bashkëkombasit tanë ndërronin identitet

Lapsi.al 17 March 2022
Elsa Lila, artistja që guxonte të falenderonte në shqip, kur

Elsa Lila, artiste brilante, një ndër zërat më të pastër e unik që ka patur Shqipëria. Ndër të paktat shqiptare që në vitet kur bashkëkombasit tanë në Greqi, Itali e kudo gjetkë ndërronin identitet, pati sukses me emrin dhe mbiemrin e saj, e depërtoi në skena të rëndësishme falë talentit, e pa drojë për të thënë në fund: faleminderit, si në fundin e kësaj kënge në Sanremo.

https://www.youtube.com/watch?v=EhugPH4fXg4

Dikur krenoheshit me të, ndërsa sot, siç e keni për zakon kur nuk keni më ``interes``, lëshoni gurë me duart tuaj jo më pak të pisët. Kam parë disa që pyesin, çfarë diference ka mes një njeriu të zakonshëm e një artisti? Pse ky i fundit nuk duhet gjykuar?

E para, nuk keni pse gjykoni askënd, askush nuk është duke pritur një gjë të tillë prej jush dhe e dyta, po, artistët kanë status tjetër, pavarësisht se jeni mësuar të mos i jepni asnjë shpërblim atyre të mirfilltëve. Përmes artit, përfaqësojnë zërin tuaj dhe japin kaq shumë që të gjithë ju të ndiheni më mirë e më të kuptuar. Prandaj bëhuni më të mençur e më mirënjohës kur flisni. Me vërte rrjetet sociale ju kanë dhënë të drejtën për të shpërndarë budallallëkun falas, por me raste kursejeni. Për gjykimin e Elsës do të kujdesen organet kompetente, ne duhet të jemi mirënjohës për artin e saj dhe lartësimin që i bëri emrit të shqiptarëve në një kohë kur trajtoheshin e përbuzeshin si mos më keq.

Klajdi Thaçi

@Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI