Flash

Lufta Ukrainë-Rusi, qeveria italianë kundër rritjes së çmimeve

Lapsi.al 17 March 2022
Lufta Ukrainë-Rusi, qeveria italianë kundër rritjes së

Qeveria italiane këtë të enjte ka vendosur që të ulë akcizën për benzinën dhe naftën me 15 cent.  Mediat vendase bëjnë me dije se qeveria në vendimet e fundit ka ndërmarrë një së masash të reja me qëllim përballimin e faturave të larta nga banorët e saj si edhe për të zbutur ecurinë e çmimeve të karburantit dhe energjisë.

Sipas mediave italiane, dekreti i qeverisë pason rritjen e menjëhershme të çmimeve të energjisë shkaktuar si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë. Ndërhyrja e planifikuar është ajo e ilustruar dje nga ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani, gjatë raportimit në Senat për situatën energjetike pas shpërthimit të luftës.

“Duke qenë se ka pasur të ardhura më të larta nga TVSH-ja”, si pasojë e rritjes së papritur të çmimeve, mund të përdoret për të “ulur akcizën dhe rrjedhimisht çmimin përfundimtar” të benzinës dhe naftës, pa pasur rënie të të ardhurave të planifikuara vjetore.” Ka thënë ministri  në fjalën e tij.

Ndër të tjera zgjidhja e akcizës e ilustruar nga Cingolani, duhet të ndihmojë në uljen e çmimit të karburantit në pompë me 10-15 cent për litër. Vendimin e marrë nga qeveria e konfirmon edhe zv.ministrja e Ekonomisë, Laura Castelli.

“Është një hipotezë konkrete për uljen e akcizës për karburantet dhe karburantet për përdorim civil. Ky është një operacion i jashtëzakonshëm, i cili i referohet një mekanizmi të parashikuar për krizën e vitit 2007, i dobishëm për frenimin e ndikimit të rritjes së kostos së karburanteve te konsumatorët fundorë.Në thelb, rritja e të ardhurave nga TVSH për shkak të rritjes së bazës tatimore do të përdorej për të ulur akcizën përkatëse dhe për rrjedhojë do të kishte ulje të çmimit përfundimtar”, është shprehur ndër të tjera ai.

Ndërkohë ministri i Punës,  Andrea Orlando, po studiohen edhe ndërhyrje të mëtejshme, si përdorimi i sigurimeve shoqërore “në zonat më të prekura nga rritja e çmimeve të energjisë”.

Të këshilluara

Kina: Nuk do ta sulmojmë kurrë Ukrainën

Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën, tha  ambasadori kinez në Ukrainë, shkruan CNN “Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën. Ne do të ndihmojmë, veçanërisht ...

09:18

Biden: Putin është një kriminel lufte

Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti homologun e tij rus, Vladimir Putin një “kriminel lufte”, ditën e mërkurë, ndërsa Rusia po intensifikon sulmin e saj mbi Uk...

20:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI