Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Zbardhen përgjimet e Elsa Lilës: Na duhet një i besuar në shtet, si në Shqipëri

Lapsi.al 17 March 2022
Zbardhen përgjimet e Elsa Lilës: Na duhet një i besuar në

Përgjitmet e këngëtares Elsa Lila me anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës në Itali janë zbardhur nga mediet italiane. Lila ishte menaxherja e grupit dhe detyra e saj ishte të merrej me financat dhe lekët që fitonin nga aktiviteti i paligjshëm. Grupi përdorte celularë të koduar për të mos u përgjuar. Numri i personave të përfshirë dyshohet se ka qenë më i lartë, pasi në një dëshmi të personave të përfshirë thuhet se: “Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”.

Mediet italiane  kanë publikuar edhe disa pjesë nga përgjimet e bëra nga prokuroria italiane.

“Si mund të gjesh një shok brenda aparatit shtetëror?”, thotë  një i përgjuar në telefon.

 “Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Në një rast më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin. Sepse këtu si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”, ka thënë Lila në përgjime.

Veç Elsa Lilës, në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë, përfshirë boksierin Petrit Bardhi, i njohur si “Titi”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI