Flash

Zelensky fjalim në Bundestagun gjerman: Rrëzojeni këtë mur, na ndihmoni se po vriten të pafajshmit

Lapsi.al 17 March 2022
Zelensky fjalim në Bundestagun gjerman: Rrëzojeni këtë mur,

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video-mesazh drejtuar deptuetëve gjermanë në Bundestag tha se njerëzit në Ukrainë duan të jetojnë të lirë dhe të mos i nënshtrohen një vendi tjetër. Deputetët e Bundestagut gjerman u ngritën në këmbë përpara fjalimit dhe përshëndetën presidentin ukrainas, i cili  ka folur më herët edhe para deputetëve amerikanë, britanikë dhe kanadezë. Zelensky kritikoi Gjermaninë se nuk kishte bërë mjaftueshëm për të parandaluar luftën.

"Gjermania ndihmoi në ndërtimin e një muri rus për të izoluar Ukrainën", tha ai. Si shembull, ai përmendi  tubacionin e ndërtuar në Detin Baltik Nord Stream 2 dhe refuzimin e Perëndimit që Ukraina të jetë anëtare e NATO-s. Në fund të fjalimit të tij dhjetëminutësh, Selenskyj i bëri thirrje kancelarit Olaf Scholz: "Rrëzoni këtë mur, na mbështetni" citon DW.

Presidenti i Ukrainës tha se forcat ruse kanë sulmuar dhe po sulmojnë objektiva civile në vendin e tij, spitale, vendstrehime për fëmijë dhe godina civile. Në veçanti përmendi edhe sulmin ndaj një teatri ku besohet se kanë qenë të strehuar me qindra njerëz. Ai kërkoi sanksione të reja kundër Rusisë, vendosjen e ndalimfluturimit mbi Ukrainë dhe shtoi se qindra mijëra njerëz janë duke vuajtur nën këtë agresin, pa ushqime, pa ujë dhe kushte normale për jetë. "Ju mund t'i shihni të gjitha këto vuajtje, nëse shikoni përtej murit të krijuar në këtë vend", tha presidenti urkainas dhe i bëri thirrje Gjermanisë dhe kancelarit Scholz që të marrin përgjegjësinë që u takon dhe të ndihmojnë në parandalimin e këtyre krimeve.

 

Të këshilluara

Kina: Nuk do ta sulmojmë kurrë Ukrainën

Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën, tha  ambasadori kinez në Ukrainë, shkruan CNN “Kina nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën. Ne do të ndihmojmë, veçanërisht ...

09:18

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI