Flash

Amerikane apo ruse?/ Dy standartet e Berishës me investimet e huaja

Lapsi.al 18 March 2022
Amerikane apo ruse?/ Dy standartet e Berishës me investimet e huaja

Duket sikur lideri historik i demokratëve, Sali Berisha është gati të tregojë akoma më shumë për historinë që nxorri nga arkiva, sipas së cilës, ai refuzoi një ofertë të majme nga Rusia që pati si qëllim të bllokojë gazjellësin TAP dhe ta zëvëndësonte atë me një vepër të Gazpromit rus. Berisha shfrytëzoi ditën kur TAP arriti plot 10 miliard metër kub gaz furnizim për Europën, për të rrëfyer historinë e vjetër, si një shpagim për ata që lobuan për shpalljen e tij non-grata.

Menjëherë ambasada ruse ngriti një pyetje me ironi: Sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi dot t’i mbledhë ato “shuma përrallore”??

Deklarata e ambasadës e shtyu Berishën të nxjerrë detaje të tjera nga oferta 11 viteve më parë. Dhe detajet e bënë më të besueshëm rrëfimin.

Sipas tij rusët i kishin ofruar 1) ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirjeje deri në Shkodër, 2) Investimin prej 4.1 miliardë dollarësh në termocentrale të mëdha gazi në Seman.

“Oferta u refuzua preras për arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom” shkruan Berisha, që ishte i bindur se ato nuk ishin në interes të Shqipërisë.

Rrëfimi nuk ishte rrufe në qiell të pastër.

Në sfond është lufta me Ukrainën. Perëndimi ka ashpërsuar gjuhën kundër rusëve dhe sigurisht, mbetet fakti që ai është një politikan i shpallur non-grata nga SHBA. E pavarësisht kësaj të fundit, Berisha po jep dëshmi se vendimet e tij ekonomike kanë qënë largpamëse dhe në interes të Perëndimit.

Por Berisha kryeministër, nxjerr bllof opozitarin e sotëm. Kur invenstimet amerikane kanë nxjerrë jashtë loje interesat e vendeve të tjera të lindjes, ai i ka sulmuar ashpër, i pushtuar nga mllefi i shpalljes non-grata.

Pak javë më parë, në takimet e Foltores, akuzonte kryeministrin Rama dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për investimet që janë bërë në Shqipëri dhe që sipas tij ishin dhënë pa garë.

Bëhet fjalë për Skavicën, hidrocentralin që do të ndërtohet nga kompania amerikane Bechtel dhe për të cilin erdhi në Shqipëri zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit për rritjen Ekonomike dhe Mjedisin, Keith Krack. Për ndërtimin e hidrocentralit u mor një kredi prej 500 milion eurosh nga bankat amerikane.

Futja në lojë e amerikanëve u dha fund pretendimeve kineze për këtë projekt hidroenergjitik.

Por Berisha akuzon Ramën se ia dha investimin amerikanëve pa respektuar rregullat e një gare ndërkombëtare. Sipas Berishës, investimet amerikane ishin të mirëpritura në Shqipëri, por me një kusht, që ato duhej të respektonin rregullat e tregut të lirë. "Hordhi barbare" e ka quajtur Berisha pak javë më parë.

“Kompania amerikane që Rama ja ka dhënë ndërtimin pa tender, u fut në Shqipëri nga Sali Berisha, ndërtoi Rrugën e Kombit. E fitoi me tenderin e shpallur në median ndërkombëtar. Kurse Rama e ka dhënë me prokurim direkt, as në Shqipëri as në SHBA, përveç me tender. Paratë janë tuajat, janë djersa juaj, taksat tuaja. Skavica shënon hordhinë më barbare ndaj Dibrës, ajo nuk do të ndërtohet kurrë për përmbytjen e Dibrës", u shpreh lideri historik i demokratëve, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në fshatin Fushë-Alie të Dibrës.

Standardi i dyfishtë me të cilin ka gjykuar Berisha është i dukshëm. Në pushtet, refuzon ofertën sepse merr vendim politik. Në opozitë, kërkon respektimin e rregullave të tregut të lirë.

“Koha më dha të drejtë” tha Berisha kur foli për refuzimin që u bëri rusëve 11 vite më parë, duke harruar se para ca javësh sulmonte investimet amerikane në Shqipëri, si asnjë politikan tjetër në këtë periudhë./Lapsi.al

Të këshilluara

Kështu fillon Lufta e Tretë Botërore

(Në foto piktura: “Lulja e vdekjes - shpërthimi i një predhe të rëndë - jo siç duket, por siç ndihet, tingëllon dhe mban erë” e Claggett Wilson, rreth vitit 191...

12:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI