Flash

Ish kryeministri rus: Putin nuk i trajton me seriozitet bisedimet e paqes me Ukrainën

Lapsi.al 18 March 2022
Ish kryeministri rus: Putin nuk i trajton me seriozitet bisedimet e paqes me

Ish-kryeministri rus, Mikhail Kasyanov tha se nuk beson se presidenti rus, Vladimir Putin të jetë serioz në lidhje me bisedimet për paqe me Ukrainë.

“Nuk ka gjasa që Putin të ofrojë zgjidhje për konfliktin, që do të jetë në interes për popullin ukrainas”, tha Mikhail.

Përtej premtimit të neutralitetit, që do të thotë se Ukraina nuk do të bërë kërkesë për të qenë pjesë e NATO-s ose BE-së, Kasyanov beson se Putini do të insistojë në “njohjen zyrtare” që Krimesë si pjesë e Rusisë. “Kjo është absolutisht thelbësore, zoti Putin është i çmendur për Krimenë,” tha ai për BBC Ëorld Neës.

Kasyanov, i cili ishte kryeministër në periudhën 2000-2004 tha se Putini dhe aleatët e tij më të afërt politikë dihen “nervozë” për shtrirjen e sanksioneve “shkatërruese” ekonomike të vendosura nga Perëndimi, duke sugjeruar se lideri rus nuk priste që sanksionet të ishin kaq të ashpra.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI