Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Rritja e çmimeve, Rama kritikon turmat e protestuesve: Dalin në mes të Tiranës si alienë

Lapsi.al 18 March 2022
Rritja e çmimeve, Rama kritikon turmat e protestuesve: Dalin në mes

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish protestën për rritjen e çmimeve. Kreu i qeverisë e cilësoi edhe njëherë si turp reagimin e qytetarëve. Rama përsëriti se protestat janë në avantazh të Kremlinit dhe i shërbejnë Vladimir Putinit, duke theksuar se pasojat e luftës reflektojnë krizë çmimesh.

“Thelbi në këtë përpjekje tonën është që ne nuk mund ti bëjmë të gjitha ato që do duheshin për të mos ndjerë se këtu ka luftë. Problemi është se lufta me bomba për ne është në televizor, ama  është e kotë dhe kundër produktive që ne të mos e pranojmë të gjithë ë bashku dhe të mos ndahemi për hir të ca delirantëve dhe sharlatanëve që duan ta shfrytëzojnë këtë situatë që të jemi bashkë të gjithë në fakte. Për momentin është reale, godet drejtpërdrejtë ekonominë. Basti i atij zotërisë në Kremlin është i qartë aftësia për durim mes atyre që ndjekin atë pas dhe opinioneve publike në botën demokratike. Kush do ta ketë aftësinë të durojë më shumë.

Ndërkohë që ata janë nën sanksione dhe bota demokratike është në presionin e çmim,eve që rriten. Protesta janë në avantazh të tij. Por protesta sa hap e mbyll sytë. Mu kujtua sot që kur ne ramë dakord që duhet ta lajmërojnë krizën dhe unë dola , po këta pas asaj  thirrën njerëzit në protestë se do të rritet çmimi i energjisë, ndërkohë që unë thashë do ta mbroj konsumatorin e vogël. Nxjerrje kunje është kjo, duke turpëruar vendin. Kaluan 10, 20 ditë, qeveria nuk po je shenjë, ok atëherë. Po kur qeveria thotë ne jemi këtu dhe kemi bërë këtë deri tani, të vraposh të dalësh rrugëve dhe ta bësh Shqipërinë të vetmin vend, akoma sot ku në mes të kryeqytetit protestohet si alieno është turp, shumë turp”, tha Rama.

Sakaq, në një deklaratë për shtyp ditën e sotme grupi iniciator paralajmëroi se protesta e nesërme do të jetë masive si ajo e javës së kaluar. Madje ata paralajmëruan përshkallëzim, pasi sipas tyre masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme për të menaxhuar krizën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI