Flash

Zelensky s’është më vetëm, tre shtetet në BE dhe NATO kërkojnë bllokimin e qiellit mbi Ukrainë

Lapsi.al 18 March 2022
Zelensky s’është më vetëm, tre shtetet në BE dhe

Ukraina nuk është e vetme në kërkesën e saj ndaj Perëndimit për krijimin e një zone të ndalim-fluturimit mbi territorin e saj, ndërsa agresioni rus është në ditën e 22-të. Pas parlamenteve të Estonisë dhe Lituanisë, parlamenti i Letonisë ka kërkuar gjithashtu krijimin e një zone të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.

Parlamenti në Riga, i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin hapat e duhur për të mbrojtur jetët e njerëzve. Në të njëjtën kohë, ligjvënësit nga vendi baltik i BE-së dhe NATO-s kërkuan që të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar korridore të sigurta humanitare në territorin ukrainas.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI