Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Analiza: Gabimet strategjike të Putinit dhe synimet në vazhdim mbi Ukrainën

Lapsi.al 19 March 2022
Analiza: Gabimet strategjike të Putinit dhe synimet në vazhdim mbi

Janë të shumtë treguesit se si Ukraina i krijoi telashe të mëdha presidentit rus Vladimir Putin duke i zbehur shpresat për një fitore të shpejtë. Rusia ka humbur me qindra tanke, shumë prej të cilave janë djegur ose të braktisur përgjatë rrugëve dhe numri i vdekjeve në radhët e ushtrisë ruse ka gjasa të kalojë atë të fushatave ushtarake të këtij vendi të ndërmarra në vitet e fundit.

Megjithatë, pas më shumë se tre javë luftimesh dhe ndërsa janë zbehur shpresat mbi objektivin fillestar të Putin për një ndryshim me lehtësi të qeverisë në Kiev, ushtria ruse vazhdon të godasë Ukrainën me dorë të fortë. Forcat ruse mund të luftojnë për çfarëdo që presidenti rus mund të planifikojë më pas, qoftë duke përdorur një zgjidhje të negociuar apo shkatërrim brutal, thonë analistët ushtarakë. Pavarësisht vendosmërisë së popullit të Ukrainës, humbjeve në mesin e forcave ushtrake ruse dhe të gjitha gabimeve strategjike të udhëheqësve të Kremlinit, nuk ka asnjë shenjë se lufta do të përfundojë së shpejti.

Edhe nëse  Putin nuk arrin të marrë kontrollin e Ukrainës, ai mund të vazhdojë sulmet e forta ndaj qyteteve e popullatës civile. Presidenti i Ukrainës tha se Rusia po përpiqet t’i nënshtrojë qytetet e Ukrainës duke shkaktuar uri dhe se Vladimir Putini po krijon qëllimisht "një katastrofë humanitare".

"Instinktet e tij do ta shtyjnë atë që të bëhet edhe më i ashpër, sepse ai është futur brenda një vorbulle… një gabimi të madh strategjik", thotë Michael Clarke, ish-kreu i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara me bazë në Britani, një institut kërkimor për mbrojtjen.

“Nuk mendoj se është në karakterin e tij që të përpiqet të tërhiqet”, thotë ai.

Forcat e Vladimir Putinit po zhvillojnë fushatën më të madhe dhe më komplekse të kombinuar ushtarake të Rusisë që nga marrja e Berlinit në 1945. Objektivi i tij fillestar, të cilin e shpalli në një fjalim televiziv më 24 shkurt kur filloi sulmin ishte të "çmilitarizonte" Ukrainën dhe të shpëtonte popullin e saj nga "neo-nazistët" sikurse tha ai, një përshkrim tërësisht i pavërtetë mbi qeverinë e Kievit, e cila drejtohet nga një president me origjinë hebreje.

Presidenti rus Putin e nënvlerësoi krenarinë kombëtare dhe aftësitë në fushën e betejës që ukrainasit kanë ndërtuar gjatë tetë viteve të fundit në betejën e tyre me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit.

Në kushtet kur u përballën me një popullatë aspak miqësore për t'i mirëpritur, forcat ruse iu rikthyen taktikave të ofensivave të tyre të kaluara si në Siri dhe Çeçeni, duke hedhur bomba e raketa në qytete e qyteza, si dhe duke detyruar me miliona burra, gra e fëmijë të largohen nga vendi./VOA

Të këshilluara

Italia ul akcizën e naftës

Këshilli i Ministrave në Itali miratoi mbrëmjen e së premtes dekretin e ri për përballuar efektet ekonomike dhe humanitare të krizës së shkaktuar nga agresioni ...

10:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI