Flash

Video/ Gotë birre mbi kokën e asistentit në Bundesligë: ndërpritet Bochum-M'Gladbach

Lapsi.al 19 March 2022
Video/ Gotë birre mbi kokën e asistentit në Bundesligë:
Një episod i shëmtuar ka ndodhur në Bundesligë: në minutën e 68 të ndeshjes mes Bochum dhe Borussia Moenchengladbach nga tribuna e tifozëve vendas fluturoi një gotë plastike me birrë, që goditi në kokë Christian Gittelmann, asistentin e arbitrit. Ndeshja fillimisht u pezullua dhe më pas u ndërpre përfundimisht, me avantazhin e miqve 0-2. Për ta bërë edhe më surreale situatën, është fakti se, pasdite, Bochum kishte publikuar një video në të cilën ftonte tifozët e tyre të pinin birrë pa i hedhur gotat bosh drejt fushës, pasi episode të ngjashme kishin ndodhur tashmë në të kaluarën. VIDEO E SHPËRNDARË NGA BOCHUM PARA NDESHJES "Një përshëndetje për të gjithë ata që hedhin gotat e birrës në stadium! Më mirë dëgjoni kapitenin...": ky ishte mesazhi që shoqëronte videon në të cilën Anthony Losilla i ftonte tifozët e Bochum që të mos hidhnin objekte drejt fushës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI