Flash

Video/ Fyerje raciste ndaj Maignan: sherr në fund të Cagliari-Milan, me protagonist Ibra e Joao Pedro

Lapsi.al 20 March 2022
Video/ Fyerje raciste ndaj Maignan: sherr në fund të Cagliari-Milan,
Ndeshja në Unipol Domus mes Cagliarit dhe Milanit ka përfunduar me një sherr të madh në fushë. Gjithcka e kanë shkaktuar thirrjet raciste që kanë ardhur nga pas portës ku ishin vendosur tifozët kuqeblu e që kishin në shënjestër portierin kuqezi, Maignan. Stefano Pioli e konfirmoi pas ndeshjes: "Maignan më tha se pas golit e kanë fyer - tha trajneri i Milanit - Është hera e parë që ai reagon kështu, kështu që diçka ka ndodhur. Të njëjtën gjë më tha edhe Tomori. Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin". Pas bilbilit të trefishtë Maignan dhe Tomori festuan për fitoren. Tifozët e Cagliarit u kundërpërgjigjën me ofendime dhe me hedhjen e shisheve me ujë: Maignan u përgjigj duke vënë duart te veshët dhe pastaj mori përqafimin e shokut të skuadrës. Në këtë pikë, situata degjeneroi duke përfunduar me një sherr të gjithë kundër të gjithëve: palët i ndanë tekniku Pioli dhe drejtuesi i Milanit Paolo Maldini. Sky Sport raporton se fjalë të rënda kanë fluturuar në tërbim e sipër mes Ibrahimovic dhe Joao Pedros. Sherri mes dy sulmuesve ka vazhduar në tunel dhe më pas pranë dhomave të zhveshjes. https://www.youtube.com/watch?v=GAYKjnU9py4 "Nuk ndodhi asgjë në dhomat e zhveshjes - sqaroi më pas Joao Pedro për Sky Sport, i freskët nga thirrja me kombëtaren italiane për playoff-in e Botërorit - U përpoqa t'i ndaja të gjithë dhe t'i largoja. Kore raciste? Nuk dëgjova asgjë, isha pothuajse në mesfushë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI