Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Teuta bën golin, Laçi koleksionon raste: bardhezinjtë e Josës nuk fitojnë prej 5 ndeshjesh

Lapsi.al 20 March 2022
Teuta bën golin, Laçi koleksionon raste: bardhezinjtë e

Kampionati magjik i Lacit është mbyllur që kur humbi sfidën titull me Tiranën, por tani me një seri prej 5 ndeshjesh pa fitore, pas humbjes 0-1 në shtëpi me Teutën, kurbinasit po rrezikojnë edhe vendin e dytë. Vendosi ndeshjen një gol i zëvendësuesit Hebaj, që kompleksoi edhe më keq bardhezinjtë, autorë të një ndeshje shpenzuese, me shumë raste të pashfrytëzuara.

Pikërisht kështu, sepse sidomos në pjesën e parë ndeshje ishte me sens unik. Të besuarit e Josës patën shumë mundësi për të kaluar në avantazh, por portieri i miqve, Qirko, e në një rast edhe traversa (Shehu 38'), nuk lejuan që topi të kalonte përtej vijës së portës. Shehu, Mazrekaj e Deliu në mesin e pjesës së parë e vunë në provë të vështirë prapavijën durrsake, në kohën kur skuadra e Arapit qendronte në pritje, me tendencën e qartë për të mos pësuar.

Vendasit ishin insistues edhe në pjesën e dytë, me Zylfiun e Ujkën, pa mundur të kalojnë Qirkon, por në anën tjetër, Teuta realizoi me të vetmin rast që pati, me anë të Rubin Hebajt, i cili erdhi nga stoli për t’i dhënë fitoren ekipit të tij. Me këtë fitore, skuadra e Arapit, largohet disi nga zona e rrezikut, duke u ngjitur në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Laçi i ndalur në kuotën e 46 pikëve mund ta shohë Kukësin t’i vijë një pikë pas. Kurbinasit kanë marrë vetëm 3 pikë nga 15 të mundshme në daljet e fundit, duke e mbyllur përfundimisht historinë e titullit, gjithnjë e më shumë në duart e Tiranës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI