Flash

Dorëheqja e Lul Bashës/ Dyshimet se po bën një lojë për t’u rikthyer në krye të PD-së

Lapsi.al 21 March 2022
Dorëheqja e Lul Bashës/ Dyshimet se po bën një lojë

Lulzim Basha lexoi me shpejtësi fjalimin e dorëheqjes para deputetëve dhe kryetarëve të degëve të PD-së për t’u larguar më pas në këmbë nga selia blu. Me daljen nga zyra, Basha kënaq jo vetëm deputetët që i dhanë ultimatum, por edhe shuan zërat nga opinioni publik që kërkonin me ngulm dorëheqjen pas humbjes së 6 Marsit.

Por mënyra se si e dha dorëheqjen la pas dyshime se Basha po luan një lojë, me anë të së cilës fiton kohë dhe rikthehet sërish në krye të PD-së. I pari që e artikuloi këtë ishte deputeti Ervin Salianji, i cili e quajti dorëheqjen një “truk” pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Duke shpjeguar shenjat nëpërmjet të cilave ai lexon këtë truk, Salianji tha: “Sepse në përgjigje të pyetjes së një prej antarëve të Kryesisë që e pyeti, nëse kjo ishte një dorëheqje përfundimtare dhe disa pyetje të tjera, (Basha) nuk kishte një qëndrim të qartë dhe fakti që lihet mundësia apo aludohet që një vit Partia Demokratike do të vazhdojë në këtë gjendje deri në zgjedhjet lokale pa pasur një qëndrim të qartë, pa grup pune, pa dakortësinë e grupit, por vetëm duke e anonçuar pa u konsultuar me institucione, mendoj se mund të jetë një truk”.

Në fakt, forma me të cilën u largua Basha lë hapësirë për dyshime, për shkak të disa lëvizjeje të shpejta që pasuan dhe që e mbajnë PD nën kontrollin e rrethit të ngushtë të besnikëve të Bashës.

E tillë ishte rezoluta që doli brenda pak minutash nga PD, ku binte në sy kërkesa për të larguar Sali Berishën me të njëjtën arsye që dha Basha kur e pezulloi atë, pra; shpallja non grata nga SHBA.

Rezoluta u lexua në emër të grupit parlamentar, megjithëse aty mungonin një pjesë e mirë e deputetëve.

Me të njëjtin nxitim, erdhi caktimi i drejtimit të ri të PD-së në duart e Enkelejd Alibeajt, që përveçse drejton Fierin, Shkodrën, grupin parlamentar, tani do të drejtojë edhe partinë. Ishte sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi që njoftoi se Jorida Tabaku kishte refuzuar drejtimin, ofertë të cilën e kishte pranuar Enkelejd Alibeaj.

Me dorëheqjen e kësaj të hëne, Lulzim Basha ngriti shumë dyshime, ndërsa qëndron me njërën këmbë jashtë dhe me një tjetër brenda selisë së PD-së, duke mbajtur gjallë përçarjen brenda të djathtëve.

Në ikje, Basha u ndal në një restorant për të darkuar me kryetarët e degëve, të cilët e kishin kundërshtuar dorëheqjen e tij. Rrethimi nga grupi i besnikëve, ngjan me një shfaqje force, pas së cilës dorëheqja mbetet ende për t’u provuar./Lapsi.al

Të këshilluara

Kështu fillon Lufta e Tretë Botërore

(Në foto piktura: “Lulja e vdekjes - shpërthimi i një predhe të rëndë - jo siç duket, por siç ndihet, tingëllon dhe mban erë” e Claggett Wilson, rreth vitit 191...

12:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI