Flash

Paniku i Ramës, nxjerr ministrat nëpër supermarkete e fabrika për propagandë

Lapsi.al 21 March 2022
Paniku i Ramës, nxjerr ministrat nëpër supermarkete e fabrika

E diela ka qenë një ditë e pazakontë për shumë nga ministrat e Edi Ramës. Me urdhër të tij ata janë lëshuar nëpër fabrika, magazina, dyqane, furra buke e ku të mundnin tjetër sa për të regjistruar qoftë dhe një video 2 minuta e për t’i treguar njerëzve se gjoja qeveria është në këmbë e po bën ç’mos që të ndihmojë njerëzit të mbrohen nga çmimet e larta të produkteve ushqimore.

Nuk e kishim asnjëherë më parë Elisa Spiropalin mes rafteve me makarona në supermarket, Ogerta Manastirliun mes shisheve të vajit, Milva Ekonomin apo edhe Bledi Çuçin, Niko Peleshin dhe Edi Ramën vetë si inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit apo taksidarë tregjesh. Nëse i sheh të gjitha videot duket sikur i ka bërë e njëjta dorë, ndryshojnë vetëm personazhet. Fjalët në gojët e ministrave janë të njëjta. Flasin për bordin që që gjoja kontrollon çmimet e produkteve të shportës dhe pastaj bien dakord para kamerës me tregtarët, që këta të fundit nuk duhet të fitojnë shumë në këtë kohë krize.

Gjithçka është thjesht një shfaqje propagandistike e radhës me regji qëndrore për t’i hedhur hi syve qytetarëve që medemek qeveria është këtu dhe po bën të pamundurën për njerëzit edhe pse këta të fundit e ndiejnë në xhepin e tyre barrën e rritjes së çmimeve katastrofike të produkteve ushqimore. Rënia e fuqisë blerëse nga shtrenjtimi i çmimeve nuk mund të mbushet me propagadë.

Edi Rama e ka humbur qetësinë pas nisjes së protestave dhe matjeve të opinionit publik që tregojnë se në fakt përgjegjësi kryesor për rrënimin ekonomik është keqqeverisja e tij dhe korrupsioni galopant. Sado e importuar të jetë kriza e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë, ajo ka edhe një dimension tërësisht shqiptar për shkak të paaftësisë, korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga Edi Rama përgjatë këtyre viteve.

Ditë më parë Rama i mëshonte fort versionit se e ka të pamundur të ndërhynte në treg për të frenuar rritjen e çmimeve. Por pas nisjes së protestave, ai bëri një rrotullim 180 gradë. Nën panik krijoi fillimisht bordin për kontrollin e çmimit të naftës dhe pastaj bordin për çmimet e produkteve ushqimore. Tani me këto dy borde vijon propagandën sa nga njëri front në tjetrin. Si duket kjo është e vetmja gjë që i ka mbetur në dorë dhe që di të bëjë më mirë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kështu fillon Lufta e Tretë Botërore

(Në foto piktura: “Lulja e vdekjes - shpërthimi i një predhe të rëndë - jo siç duket, por siç ndihet, tingëllon dhe mban erë” e Claggett Wilson, rreth vitit 191...

12:03

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI