Flash

Ukraina akuza Rusisë: Janë rrëmbyer të paktën 2,389 fëmijë në Donbas

Lapsi.al 21 March 2022
Ukraina akuza Rusisë: Janë rrëmbyer të paktën 2,389

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka rrëmbyer mijëra fëmijë nga rajoni i pushtuar i Donbasit. Sipas ministrisë së Jashtme të Ukrainës, të paktën 2,389 fëmijë janë depërtuar ilegalisht në Rusi.

Ndërkohë nga ana tjetër, të paktën 925 civilë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit thuajse një muaj më parë. Lajmin e ka bërë të ditur zyra për të drejtat e njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Që nga mesnata e 20 marsit, 925 civilë kanë vdekur dhe 1,496 të tjerë janë plagosur, sipas njoftimit.

Numri aktual i civilëve të vrarë deri më tani në luftën në Ukrainë ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë pasi OHCHR, që ka një ekip të madh monitorimi në vend, nuk ka pasur ende mundësi të marrë ose verifikojë raportet e viktimave nga disa qytete të goditura keq, përfshirë Mariupolin.

Të këshilluara

Rrëzohet avioni me 133 pasagjerë më bord

Një avion boeing me 133 pasagjerë në bord është rrëzuar në Kinë. Avioni i përket kompanisë China Eastern Airlines. Avioni që transportonte 133 pasagjerë nga ...

10:05

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI