Flash

Zelensky i bën thirrje Gjermanisë: 'Na ndihmoni të shpëtojmë Kievin'

Lapsi.al 21 March 2022
Zelensky i bën thirrje Gjermanisë: 'Na ndihmoni të

Gjatë një fjalimi televiziv të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Gjermanisë për të shpëtuar kryeqytetin e vendit, Kiev, shkruan CNN.

“Kiev dikur quhej një “Berlini i ri”, i ngjashëm në frymën e emocioneve, lirisë, sinqeritetit të njerëzve, organizateve dhe partive”, tha Zelensky. “Tani Kievi është i izoluar dhe në pritje të një sirene të re për një sulm ajror të mundshëm duke i detyruar njerëzit të largohen për të gjetur vende të sigurta”.

“Tingulli i sirenave është diçka me të cilën ukrainasit jetojnë, punojnë dhe përpiqen të flenë. Ata i shërojnë vetë plagët e tyre; lindin foshnja dhe vdesin,” shtoi ai.

Si Europa ashtu edhe gjermanët në mënyrë specifike kanë fuqinë për të bërë presion Rusisë, tha Zelensky, duke thënë se pa “tregtinë, kompanitë dhe bankat tuaja Rusia nuk do të ketë para për të financuar këtë luftë”.

Ai përsëriti thirrjet për të mbyllur portet europiane ndaj Rusisë, për të hequr dorë nga burimet ruse të energjisë dhe për të ndërprerë furnizimin me mallra në Rusi.

“Jam i sigurt se paqja mund të arrihet. Por ju duhet të veproni tani për ta arritur diçka të tillë.” Secili nga ju në Gjermani, në Europë. Që Kievi të quhet sërish një Berlin i ri, në mënyrë që rrugët dhe sheshet tona të jenë po aq të sigurta sa tuajat. ” përfundoi Zelensky.

Të këshilluara

Rrëzohet avioni me 133 pasagjerë më bord

Një avion boeing me 133 pasagjerë në bord është rrëzuar në Kinë. Avioni i përket kompanisë China Eastern Airlines. Avioni që transportonte 133 pasagjerë nga ...

10:05

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI