Flash

Dita 27 e luftës/ Presidenti amerikan: Putini me shpatulla pas murit, ukrainasit po rezistojnë

Lapsi.al 22 March 2022
Dita 27 e luftës/ Presidenti amerikan: Putini me shpatulla pas murit,

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se Vladimir Putin është ” vënë me shpatulla pas murit ” në Ukrainë, ndërsa lufta me Rusinë po i afrohet javës së katërt. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka thënë se beson se Rusia po përgatitet për operacione false, për të akuzuar palët e tjera.

Ai tha: “Putin është me shpatulla pas murit. Ai nuk e priste shtrirjen dhe forcën e unitetit tonë. Dhe sa më shumë të gjendet me shpatulla pas murit, më e madhe është mundësia e përdorimit të taktikave të ashpra. E kemi parë edhe më parë. Ai ka bërë shumë operacione false. Kur fillon të flasë për diçka që mendon se është gati ta bëjë NATO, Ukraina apo SHBA, do të thotë që ai është gati ta bëjë atë për të cilën akuzon”.

Biden shtoi se Putin mund të përgatitet të përdorë armë kimike ose biologjike në Ukrainë.  “Ata po sugjerojnë gjithashtu se në Ukrainë ka armë biologjike dhe kimike. Kjo është një shenjë e qartë se ai po konsideron përdorimin e të dyjave.”, tha ai.

Ministria ruse e mbrojtjes ka akuzuar Kievin për planifikimin e një sulmi kimik, por pa dhënë prova. Më herët në mars, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, paralajmëroi Rusinë për pasojat për “çdo vendim të mundshëm rus për të përdorur armë kimike ose biologjike në Ukrainë”. Shtëpia e Bardhë nuk specifikoi se cilat do të ishin ato pasoja.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI