Flash

Vulin-ambasadorit rus: Jemi të vetmit në Europë që s’i vendosi sanksione Moskës

Lapsi.al 22 March 2022
Vulin-ambasadorit rus: Jemi të vetmit në Europë që s’i

Ministri i Brendshëm serb Aleksander Vulin, është shprehur krenar që Serbia është shteti i vetëm në Evropë që s’i ka vendosur sanksione federatës ruse.

Vulin këto komente i bëri në takimin me ambasadorin rus në Beograd, Aleksander Bocan Kharchenko, raporton Gazeta Express.

“Serbia kurrë s’do të bëhet pjesë e histerisë anti-Rusi që pasuria e shtetasve rusë dhe pasuria e federatës ruse vidhet njëjtë sikurse s’do t’i ndalojë mediat ruse e as s’do t’i përjashtojë fëmijët rusë nga shkollat dhe as fshirjen e shkrimtarëve e shkencëtarëve rusë nga librat shkollorë”, tha ai.

Vartësi i Vuçiçit tuje tha se Serbia është shtet i pavarur dhe që i zgjedh vet miqtë e saj.

“Serbia e udhëhequr nga presidenti Vuçiç është një shtet i pavarur dhe sovran që i zgjedh vet miqtë e saj. Serbia s’do të harrojë asnjëherë që Federata Ruse vendosi veton në Këshillin e Sigurimit në vitin 2015 pas një marrëveshje mes presidentëve Vucic e Putin që parandaloi miratimin e një rezolute sipas të cilës populli serb do të deklarohej se populli i parë gjenocidal në historinë e botës”, tha Vulin në takimin me ambasadorin rus.

Më tej, ministri i Brendshëm serb, shtoi se policia e Serbisë dhe Policia e Rusisë kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

Vulin që njihet për gjuhën e tij raciste ndaj shqiptarëve para pak ditësh ka bërë homazhe pranë bustit të Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI