Flash

Zbulimi i bujshëm i NASA-s: Përtej sistemit tonë diellor ekzistojnë më shumë se 5000 botë

Lapsi.al 22 March 2022
Zbulimi i bujshëm i NASA-s: Përtej sistemit tonë diellor

NASA deklaron se përtej sistemit tonë diellor ekzistojnë më shumë se 5000 planetë. Të hënën, Agjencia Hapësinore Amerikane zbuloi 65 ekzoplanetë të tjerë, duke deklaruar kështu arritjen e këtij rekordi.

“Kjo nuk është vetëm një shifër”, tha Jessie Christiansen, një prej shkencëtareve kryesore në Institutin e Ekzoplanetëve të NASA-s, të vendosur pranë Universitetit të Teknologjisë në Kaliforni. “Secili prej tyre është një botë e re, një planet i ri. Jam e emocionuar sepse nuk dimë asgjë për ta”.

Sipas studiuesve, kjo që po jetojmë është epoka e artë e ekzoplanetëve. Edhe pse ekzistenca e planetëve jashtë sistemit tonë diellor është diçka e përmendur shpesh në filmat e vjetër fantastiko-shkencorë, planeti i parë u zbulua vetëm në fillim të viteve 1990. Në këto botë të tjera përfshihen planetë që janë shumë më të mëdhenj se Toka, shpesh të pakrahasueshëm me asnjë prej planetëve të sistemit tonë diellor. Deri tani, NASA ka mundur t’i kategorizojë këto planetë, 30% janë gjigantë gazi, 31% janë më të mëdhenj se Toka, dhe 35% janë të ngjashëm me Neptunin. Vetëm 4% janë planetë të ngjashëm me Tokën apo Marsin.

“Nga 5000 ekzoplanetë, 4900 janë vetëm pak mijëra vite dritë larg nesh”, tha Christiansen. “Por ne jemi 30 mijë vite dritë larg qendrës së galaksisë, nëse eksplorojmë më shumë rreth nesh, mund të gjejmë shumë planetë të tjerë, mendoj se kjo shifër mund të arrijë deri në 200 miliardë”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI