Flash

Vëzhgimi/ Show i kursimit zhyt Tiranën në terr

Lapsi.al 23 March 2022
Vëzhgimi/ Show i kursimit zhyt Tiranën në terr

Mesnatë. Ora 12. "Kryeqyteti Europian i Rinisë" i zhytur në terr. Rrugët e Tiranës nuk ndriçohen. Nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Unaza, e deri tek rrugët e lagjeve, nga arteriet e mëdha të qytetit deri tek rrugicat qorre ndodhen në errësirë të plotë.

Të udhëtoje rrugëve të Tiranës mbrëmjen e djeshme do të duhej ose të orientoheshe nëpërmjet reklamava të dyqaneve, ose nëpërmjet dritave të makinave, ose diku me blicin e telefonit. (Shiko videot poshtë) 

Sigurisht që kryeqytetasit nuk janë të panjohur me errësirën, por prej vitesh ajo ka qenë episodike. Ndonjë defekt nga përmbytjet, ndonjë transformator i prishur, apo ndërprerje teknike. Por, Tirana gjatë mbrëmjes së djeshme ishte ndryshe.

Terri që përfshiu mbrëmë qytetin nuk vinte si pasojë e ndonjë fatkeqësie natyrore, përkundrazi i komanduar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës që urdhëroi ndërprerjen e ndriçimit në akset kryesore të vendit, si masë për kursim.

Me të vërtetë kriza botërore ekziston. Me të vërtetë që të lëkundura nga pandemia dhe të goditura fort nga lufta në Ukrainë, tregjet ndërkombëtare nuk janë më njësoj. Por, ndryshe nga vendet europiane, apo edhe ato fqinje, në Shqipëri qeveria me zor u vu në lëvizje. Ajo prodhoi zhgënjim me neglizhencën e saj për të marrë masa me qëllim minimizimin e efekteve të krizës. U desh që rrugët të mbushen për ditë të tëra me qytetarë të revoltuar që qeveria të bënte një hap pas nga kokëfortësia për të mos reaguar, edhe pse një hap minimal.

Kryeministri Rama nuk ka pranuar të ulë TVSH-në për disa produkte ushqimore esenciale, nuk ka pranuar të ulë taksat për naftën, nuk ka pranuar të anulojë ndonjë konçesion sikurse bëri gjatë pandemisë. Po të shtosh këtu edhe akuzat se qeveria ka keqmenaxhuar shit-blerjen e energjisë, nevoja për të aktivizuar makinerinë e propagandës u bë e menjëhershme.

Si xhirot e ministrave nëpër supermarkete një ditë të diele, ashtu edhe ndërprerja e ndriçimit nëpër akset kryesore të vendit dhe në Tiranë, përkundër shqetësimeve të ekspertëve se do të rriteshin aksidentet dhe kriminaliteti, kanë një të përbashkët. Show-in. Qeveria po vepron, ajo po kursen shqiptarët!

Lexo më tej: Paniku i Ramës, nxjerr ministrat nëpër supermarkete e fabrika për propagandë 

Lapsi.al vëzhgoi rrugët e Tiranës në mbrëmje. Mesnata rezervonte terr, errësirë dhe ankth. A është ky "Kryeqyteti Europian i Rinisë" ? Pamjet më poshtë flasin vetë. ©LAPSI.AL 

Rruga e Dibrës 

Rruga e Kavajës 

Myslym Shyri 

Gjimnazi "Partizani" 

Unaza pranë "21 dhjetorit" 

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" 

Unaza e vogël 

Unaza e vogël pranë "5 majit" 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI