Flash

Përkeqësohet situata humanitare në Ukrainë, mblidhet sot Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Lapsi.al 23 March 2022
Përkeqësohet situata humanitare në Ukrainë, mblidhet sot

Kombet e Bashkuara do të përballen me tri rezoluta të mërkurën lidhur përkeqësimin e situatës humanitare në Ukrainë pasi Rusia vendosi të thërrasë në votim një rezolutë që nuk përmend sulmin e saj ndaj Ukrainës.Asambleja e Përgjithshme është planifikuar të fillojë të shqyrtojë dy rezoluta rivale të mërkurën në mëngjes – njëra e mbështetur nga Ukraina dhe vendet perëndimore që e bën të qartë se Rusia është përgjegjëse për krizën në rritje humanitare dhe tjetra e sponsorizuar nga Afrika e Jugut që nuk përmend Rusinë.

Këshilli i Sigurimit do të votojë për rezolutën e tretë, e cila është e sponsorizuar nga Rusia dhe e kritikuar gjerësisht se nuk i referohet pushtimit të Ukrainës. Rusia kishte anuluar një votim në këshill të premten e kaluar pasi diplomatët parashikuan se ajo do të mposhtej në masë të madhe, me shumë abstenime dhe shumë pak vota pro kur nevojiten të paktën nëntë për miratim së bashku me asnjë veto. Zëvendësambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky, u tha gazetarëve të martën se Rusia kishte kërkuar tani një votim të mërkurën. Ai ishte planifikuar të mbahej pas takimit të planifikuar të Këshillit të Sigurimit të mërkurën në mëngjes për bashkëpunimin e tij me Ligën Arabe.

Polyansky tha se nëse vendet perëndimore nuk e mbështesin rezolutën ruse, kjo do të jetë “një reflektim i hipokrizisë së tyre” dhe refuzim për të mbështetur një masë thjesht humanitare “pa asnjë politizim”, ashtu si rezolutat e tjera humanitare të miratuara nga këshilli 15 anëtarësh.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Deri më tani, lufta në Ukrainë ka shkaktuar miliona refugjatë. Nga fillimi i luftës deri në mesnatën e 19 marsit, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) regjistroi 902 civilë të vrarë dhe 1,459 të plagosur. Zyrtarët ukrainas thonë se mijëra civilë janë vrarë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi të shtunën se 112 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve ndërsë shumë se 140 fëmijë janë plagosur. Një krizë e theksuar humanitare po zhvillohet momentalisht në qytetin- port të Mariupolit ku vlerësohet se mbi 200,000 civilë mbeten të bllokuar pa ujë, rrymë dhe furnizime ushqimore./REL

Të këshilluara

Arrihet armëpushim lokal në Luhansk

Guvernatori i rajonit Luhansk në Ukrainën lindore tha se është arritur marrëveshja për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet. G...

08:37

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI