Flash

Tmerrohen lojtarët e Napolit: një makinë shpërthen portën e futet në qendrën sportive

Lapsi.al 23 March 2022
Tmerrohen lojtarët e Napolit: një makinë shpërthen

Momente frike në Castel Volturno: një person, në drejtimin e një makine, shpërtheu portën e qendrës teknike të Napolit dhe hyri në strukturë, duke u afruar deri pranë fushave të stërvitjes, ndërsa lojtarët ndodheshin në dhomat e zhveshjes. Personi, në gjendje të dukshme konfuzionale, më pas ka braktisur makinën dhe është larguar në këmbë. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të përfshirë dhe policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Pikërisht sot, pas disa ditësh pushim, skuadra e trajnerit Luciano Spalletti kishte rinisur stërvitjet me lojtarët që mbetën në qytet dhe nuk u nisën për në grumbullimet e kombëtareve. Objektivi është ai për të përgatitur sa më mirë sfidën delikate ndaj Atalantës më 3 prill, kur trajneri do të duhet të bëjë pa të pezulluarit Osimhen e Rrahmani, përvec të dëmtuarin Di Lorenzo.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI