Flash

Pas dyerve të mbyllura/ Çfarë ndodhi në takimin e Berishës me Bardhin e Alibeaj

Lapsi.al 25 March 2022
Pas dyerve të mbyllura/ Çfarë ndodhi në takimin e
Sali Berisha ka diskutuar mbi një orë me Enkelejd Alibeajn dhe Gazmend Bardhin në selinë e PD-së dhe duket se ka dalë i pakënaqur nga ky dialog. Ndonëse ai deklaroi në konferencën për shtyp pas takimit se kishin shtrënguar duart dhe se këtë gjë nuk do nguronte ta bënte edhe me Bashën nëse ai do të ndodhej aty, Berisha para gazetarëve foli gjatë për marëdhëniet e tij për kryetarët e degëve lokale dhe për koncesioni që po i bëntë atyre për të shtyrë zgjedhjet për liderët lokalë nga data 6 në 30 prill. Fakti se ai vendosi si çështje të parë marëdhëniet me degët lokale tregoi se takimi me Alibeajn dhe Bardhin nuk kishte arritur kompromis. Vetëm në fund Berisha tha: "Ju keni kuriozitet se çndodhi aty brenda". lexo me tej:

Andi Bushati:Berisha e fitoi PD, brenda selisë ç’blinduan dyert, por jo kokat

Nga ato që tregoi u kuptua se s'donte të thoshte shumë detaje. Ai pohoi: "I pashë Bardhin dhe Alibeajn të preokupuar për bashkimin e demokratëve, por diferencat në qëndrime persistojnë". Sipas burimeve brenda takimit me dyer të mbyllura ata i kanë kërkuar Berishës të bëjë edhe ai "një hap pas" sipas qëndrimit që ka mbajtur grupimi pro Bashës. Natyrisht lideri historik nuk e ka pranuar një kërkesë të tillë. "Unë do të garoj në një sfidë të hapur, nuk vendos më Berisha për veten por vendosën ata që votiuan në 6 mars. Fati im është në dorë të antarësisë" këmbënguli Berisha para gazetarëve, pa u tërhequr asnjë centim nga qëllimi i tij. "Ata dukej më shumë sikur kërkonin një pazar për vete" tha për Lapsi.al një burim i mirëinformuar për takimin.  Por në konferencën për shtyp lideri historik u shpreh: "S'mund të ketë pazar mes demokratëve, por kompromis mes grupeve me qëndrime të ndryshme". Po si e sheh Berisha këtë kompromis. Ai e quan kryesinë aktuale të shkarkuar nga kuvendi i ligjshëm i 11 dhjetorit, por ama i ka dhënë hapsirë Alibeajt si kryetar i grupit parlamentar. "Komisioni i rithemelimit e njeh grupin parlamentar. Unë i propozova Alibeajt që diskutimet të zhvillohen në këtë forum legjitim dhe ai u duk se ishte dakord me këtë ide" tha Berisha që duket se po kërkon një forum që e pranon edhe kongresi i 11 dhjetorit si legjitim.

Mbledhja e kryesisë/ PD e vulës hedh hap të pamjaftueshëm drejt kompromisit

Pra duket se takimi ka arritur në përfundimin që hapsira ku do zhvillohen negociatat mes grupeve rivale do jetë grupi parlamentar që është forumi që pranohet nga të gjitha palët. Por dy pikat ku Alibeaj e Bardhi nuk kanë rënë dakord me njëri-tjetrin kanë qenë dy: Ajo që Berisha të tërhiqet nga kandidimi për kryetar dhe së dyti vedimi i gjykatës që i jep të drejtë grupit të rithemelimit.   ©Lapsi.al      

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI