Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Dybala, dyert e Barcelonës i mbyllen në fytyrë: për Xavin është "i mbivlerësuar"

Lapsi.al 27 March 2022
Dybala, dyert e Barcelonës i mbyllen në fytyrë: për Xavin

Nga Spanja vjen një tjetër “ngelje në klasë” për Paulo Dybalan. Pas dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës me Juventusin, për sulmuesin argjentinas ka mbërritur edhe refuzimi i Barcelonës. Sipas asaj që bën të ditur El Nazional, vendosja e vetos në lidhje me Joyan ka qenë qëndrimi i vendosur i Xavit. Sipas të përditshmes katalanase, trajneri blaugrana e konsideron Dybalan "të mbivlerësuar dhe jo funksional për projektin e tij taktik".

Ky pozicionim i teknikut, pavarësisht marrëdhënies së shkëlqyer të lojtarit me presidentin Laporta, në fakt do t'i mbyllte përfundimisht dyert e Barcelonës për Paulon, duke i lënë si mundësi të vetme në Spanjë Atletico Madrid. Sepse edhe Real Madrid, në fakt, nuk ka shfaqur asnjë interes për sulmuesin, duke refuzuar telefonatat eksploruese të menaxherit të numrit dhjetë bardhezi.

Telefonata që në mënyrë të ndryshme vazhdojnë edhe në Itali dhe Angli. Në Serie A, hipoteza e Interit mbetet e gjallë për Paulon, por të gjitha bisedimet me zikaltrit do të shtyhen për në fund të sezonit dhe lidhen me disa operacioneve në largim nga Marotta. Për sa i përket Premier League, klubet më të interesuara për argjentinasin janë Chelsea, Arsenal dhe Tottenham. Por edhe këtu nuk mund të flasim për negociata reale. E ardhmja e Dybala është ende e gjitha për t'u vendosur.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI