Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Thikën në fyt, grabitet Chong i Manchester United: rastet po shtohen, lojtarët paguajnë ish-ushtarë të SAS

Lapsi.al 27 March 2022
Thikën në fyt, grabitet Chong i Manchester United: rastet po shtohen,

Momente të frikshme për Tahith Chong. Tre persona kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe e kërcënuan me thikë. Grabitësit i kërkuan atij të dorëzonte të gjitha sendet me vlerë, duke përfshirë bizhuteritë, orët dhe çantat firma për femra. Episodi në fakt ka ndodhur në janar, por vetëm tani ka arritur në shtyp.

Tre personat hynë në shtëpinë e 22-vjeçarit në orën 3 të mëngjesit ndërsa Tahith Chong ishte në gjumë. Kriminelët, me fytyrat e mbuluara me kapuç, e zgjuan djaloshin duke i vënë një thikë në fyt. Më pas ata i drejtuan dritën e elektrikut në fytyrë lojtarit për ta frikësuar edhe më shumë. Grabitësit i kërkuan që t'i dorëzonte të gjitha gjërat me vlerë dhe madje e tallën Chong për sigurinë e dobët të shtëpisë. Bastisja e tmerrshme ndodhi në Sale, Greater Manchester, të dielën e 16 janarit, por shtypi e mësoi vetëm në orët e fundit.

Një burim i tregoi The Sun për vjedhjen: “Ishte një përvojë e tmerrshme për të. Ai u zgjua nga tre persona të armatosur me kapuç, duke i mbajtur një thikë në fyt. Ata gjithashtu ndezën elektrik dore në sytë e tij dhe e urdhëruan që të ngrihej në këmbë dhe t'u jepte sendet, përfshirë orët. Dukej se ata e dinin mirë se çfarë po bënin dhe çfarë po kërkonin. Ata e dinin se kush ishte lojtari dhe e thirrisnin në emër. Dhe ata madje i thanë atij se me të vërtetë kishte nevojë të përmirësonte sigurinë e tij ose ishte në rrezik që kjo të përsëritej. Ai ishte jashtëzakonisht i tronditur. Ata ishin profesionistë, dukej se e kishin bërë më parë, ndoshta me lojtarë të tjerë”.

Holandezi ishte dërguar në huazim te Birmingham City për këtë sezon, por pësoi një dëmtim në ijë në tetor dhe u kthye në veri-perëndim të Anglisë për rikuperim. Chong nuk është i vetmi lojtar që është shënjestruar nga hajdutët. Është në fakt, hyrja e pestë në shtëpinë e një lojtari në Mançester, me viktima, si yjet e United ashtu edhe të City. Pas bastisjeve mendohet se qëndrojnë bandat e organizuara.

Vetëm pak ditë më parë ishte radha e Paul Pogba. Hajdutët hynë në shtëpinë e tij ndërsa ai ishte në fushë kundër Atletico Madrid. I njëjti fat i ndodhi edhe shokut të tij të skuadrës Victor Lindelof. Mbrojtësi vendas u bë shënjestër në janar teksa luante në Londër kundër Brentford. Bastisja në shtëpinë e Lindelof ndodhi katër ditë pasi shtëpia e një shoku tjetër të skuadrës, Jesse Lingard, ishte grabitur. Nga ana tjetër, lojtari i Manchester City, Joao Cancelo, u gjend përballë hajdutëve teksa ishte në shtëpi me familjen e tij në dhjetor.

Lojtarët dhe klubet, të vetëdijshëm për rreziqet, po ndërmarrin veprime për t'iu kundërvënë këtyre bandave. Disa sportistë i janë drejtuar ish-ushtarëve të SAS dhe kanë blerë qen roje të trajnuar. Frika, megjithatë, mbetet.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI