Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Kombëtarja në Tiranë vetëm një ditë para Gjeorgjisë, por Broja ka mesazh për tifozët: "Uroj t’ju shohim në stadium"

Lapsi.al 27 March 2022
Video/ Kombëtarja në Tiranë vetëm një ditë para

“Përshëndetje tifozëve kuqezinj! Jam Armando Broja. Faleminderit shumë për suportin që na jepni gjithmonë dhe ishalla ju shohim në stadium kundër Gjeorgjisë! Faleminderit!" Ky është mesazhi i shkurtër por i qartë me të cilin talenti i kombëtares shqiptare dhe beniamini i tifozëve kuqezinj kërkon një stadium të mbushur, në kthimin në Air Albania, për miqësoren e dytë në harkun e tre ditëve.

Nga Spanja te Gjoergjia janë ekzaktësisht vetëm tre ditë dhe për këtë arsye, FSHF ka vendosur që Kombëtarja të vazhdojë përgatitjet në Barcelonë dhe të mbërrijë vetëm një ditë para ndeshjes në Tiranë. Këtë mungesë 'kontakti' me ambjentin dhe tifozët ka dashur ta fshijë sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, i cili nga stërvitja në Barcelonë i ka bërë thirrje të gjithë tifozëve shqiptarë përmes kanaleve sociale të FSHF-së, të jenë të pranishëm në stadium pasditen e së martës, në mbështetje të kuqezinjve.

Pas miqësores me Spanjën, skuadra e drejtuar nga Edoardo Reja është rikthyer sërish në fushë, duke nisur kështu menjëherë përgatitjet për miqësoren tjetër ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI