Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Arbitri i preferuar i UEFA-s goditet nga infarkti: në dyshim prezenca e tij në Botërorin e Katarit

Lapsi.al 28 March 2022
Arbitri i preferuar i UEFA-s goditet nga infarkti: në dyshim prezenca e tij

Ka nga ata që nuk do të shkojnë në kampionatin botëror sepse nuk arritën të kualifikoheshin, por duke qenë se futbolli është një sport kontakti, ka edhe nga ata që pavarësisht se kanë marrë biletën për në Katar dhe janë titullar në skuadrën e tyre, do ta shohin kompeticionin nga divani. Dëmtimet janë të zakonshme dhe shpesh ndodh që edhe një lojtar i nivelit të lartë të detyrohet të humbasë një kompeticion ndërkombëtar sepse nuk do të mund të luante. Dhe, sado e çuditshme të duket, kjo rrezikon t'u ndodhë edhe arbitrave, veçanërisht nëse shfaqet një problem i madh shëndetësor.

Ky mund të jetë rasti i arbitrit rumun Ovidiu Hategan, një prej arbitrave më të vlerësuar nga UEFA. Siç sqaron AS, ai ka pësuar një infarkt dhe u transportua në spitalin e Timisoara, ku u operua menjëherë. Arbitri përjetoi dhimbje të forta gjoksi pak pasi mbaroi aktivitetin e tij të përditshëm fizik. Por, duke qenë se kur nuk mban bilbilin bën mjekun, ai e kuptoi menjëherë se çfarë po i ndodhte dhe shkoi në spital, për të marrë konfirmimin nga kolegët e tij se kishte një infarkt dhe se kishte nevojë për një operacion. E gjithë kjo pak ditë pasi kishte kryer detyrat e tij si gjyqtar i katërt në ndeshjen e play-off-it botëror ndërmjet Austrisë dhe Uellsit.

Për fat të mirë kushtet e Hategan, siç shpjegohet nga një njoftim për shtyp nga federata rumune, janë të mira. Megjithatë, ajo që nuk shpjegon njoftimi për shtyp është nëse ky sulm në zemër do të ketë pasoja në karrierën e Hategan, i cili është një nga emrat që UEFA ka paralajmëruar paraprakisht për finalet e Kupës së Botës në nëntor. Federata nuk ka dashur të japë indikacione për mundësinë që arbitri të rikthehet dhe as për kohën e duhur për ta parë në fushë. Një goditje e keqe për një arbitër që në moshën 41-vjeçare teorikisht do të kishte një tjetër cikël të plotë botëror përpara moshës 45-vjeçare të tërheqjes nga arbitrimi…

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI