Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Bonucci sulmon FIFA-n pas eleminimit: "Absurde të luash kualifikimin në një Botëror me ndeshje teke"

Lapsi.al 28 March 2022
Bonucci sulmon FIFA-n pas eleminimit: "Absurde të luash kualifikimin

Leonardo Bonucci nuk kërkon justifikime për eliminimin nga Botërori i ardhshëm, por sulmon edhe FIFA-n për një rregullore kualifikimi të cilën e quan “absurde”. "Shkuam të luanim gjithcka në një ndeshje të vetme, që është absurd si rregull. Fatkeqësisht ishte vendosur kështu, por është një vendim i çmendur: luhet në të gjithë grupin, për të gjitha ndeshjet në kupat e ndryshme me formulën vajtje-ardhje dhe për të shkuar në Botëror luan një ndeshje të vetme, ku çdo gjë mund të ndodhë siç e pamë”, tha mbojtësi i përfaqësueses për Sportmediaset.

"Ka kombëtare të kualifikuara në konfederata të tjera që kanë humbur 4 ose 5 ndeshje, ndërsa ne jemi në shtëpi për një gol të pësuar në minutën e 92 në ndeshjen e vetme të humbur. Kjo formulë e re është vërtet çmenduri", shtoi ai.

Më pas, sidoqoftë, edhe për Bonuccin është koha për të marrë përgjegjësitë: "Rregullorja nuk është alibi apo justifikim. Sigurisht që duhej të bënim më mirë. Pastaj, nga këtu duhet të nisemi drejt të ardhmes e të ndërtojmë rrugën për tu kthyer aty ku ishim. Refleksionet janë të shumta, pak prapa dhe pak përpara. Sigurisht që pas Kampionatit Europian e humbëm pak shkëlqimin. Ato që ishin vlerat tona, karakteristikat tona dhe entuziazmi ynë. Kjo e kompromentoi rrugën tonë drejt Kampionatit Botëror".

Në lidhje me vendimin për të qëndruar në Coverciano, në prag të ndeshjes kundër Turqisë, juventini është shpjeguar: “Si Giorgio (Chiellini) ashtu edhe unë kemi ndjerë përgjegjësinë për të qenë shembull nga ky këndvështrim, duke qenë se jemi më të mëdhenjtë në moshë dhe ata me më shumë paraqitje, për t'i qendruar pranë një grupi me të rinj. Që ka nevojë për eksperiencë dhe për të kuptuar që në momente të caktuara duhet të shohë përpara edhe duke luajtur ndeshje të kota si ajo me Turqinë. Një ndeshje që shërben për t'i dhënë një përgjigje vetes dhe italianëve”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI