Flash

“Corriere della Sera”: 30 mjekët shqiptarë nuk dhanë asnjë kontribut, thjesht shfaqje propagandistike

Lapsi.al 28 March 2022
“Corriere della Sera”: 30 mjekët shqiptarë nuk dhanë

Hipokrizia mund të zgjasë, por në fund gjithçka e gjithkush e tregon pamjet e vërtetë. Kështu ka ndodhur edhe tani, fiks dy vite pas dërgimit të delegacionit të 30 mjekëve shqiptarë për të luftuar kundër Covid-19 në Itali.

E përditshmja italiane  “Corriere della Sera” ka ngritur pikëpyetje për qëndrimin e skuadrës së mjekëve shqiptarë, të cilët u zhvendosën për një muaj në shtetin fqinj në një tentativë, më tepër propagandistike se mjekësore, për të ndihmuar me krizën e pandemisë Covid-19. Shkrimi denoncues i Corriere della Sera hapet me një pyetje mbi nevojën e këtyre mjekëve shqiptarë në shërbim të shtetit fqinj.

“Shqiptarët ishin miq në Brescia, siç qe dhe ekipi i mjekëve rusë duke na kushtuar 3 milionë euro. Po a ishin të nevojshëm?”, bën një pyetje retorike gazeta.

Duke e paralelizuar misionin tonë me atë rus, ku shumica e këtij të fundit përbëhej nga spiunë, Corriere della Sera shkruan se as skuadra shqiptare nuk është treguar korrekte gjatë qëndrimit të saj.

“Tashmë janë bërë të njohura ahengjet me pije alkoolike të shqiptarëve në hotelin e tyre në Brescia, madje edhe gjobat e majme që morën për grumbullimet, masa këto që çuditërisht u ‘zhdukën’ falë marrëveshjeve mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane”, vijon gazeta.

Lexo më tej:

Lubonja letër të hapur italianëve: Çfarë fshihet pas gjestit të Ramës me 30 mjekët

Sipas medias italiane, që në nisje të këtij misioni drejt Italisë, nuk u krye asnjë hetim mbi personat që udhëtonin e aq më pak se sa para ata kishin me vete, Gazeta shkruan se arsyeja përse u veprua në këtë mënyrë është ende e paqartë, pasi misioni rus nga ana tjetër ishte nën vëzhgimin konstant të karabinierëve italianë. Ndoshta kjo shpjegon edhe arsyen pse në mes të mjekëve u infiltrua dhe një punonjës karburanti.

Në vijim, shkrimi i së përditshmes italiane aludon se në këtë pjesë mund të ketë ndihmuar përfshirja e një prej personave më të besuar të kryeministrit Rama, avokatit Ëngjëll Agaçi, shpesh i përfolur si “mbrojtës i narkotrafikantëve të mëdhenj shqiptarë.”

“Njeri i dëgjuar shpesh nga isntitucionet tona, emri i të cilit u shtua jo gabimisht për të udhëtuar në bordin e avionit që udhëtoj brenda Italisë drejt Lombardisë. Pas mbërritjes së tij në Romë, në vëzhgimin e mjekëve shqiptarë u angazhua Guardia di Finanza”, shkruan Corriere della Sera.

Me katër fjalë e përmbyll shkrimin e saj mbi qëndrimin e delegacionit shqiptar Corriere della Sera: “nuk dhanë asnjë kontribut”.

Armand Shkullaku: Gjetja e Ramës, që po humbet mes dajreve të propagandës

Por sot, dy vjet më pas, ne mund të masim përtej daulleve propaganistike se sa qe zhurma dhe se sa kontributi. Ajo e para arriti kulmin në një “sondazh” që organizoi televizioni Report TV ku Rama dilte lideri më i preferuar ndërkombëtar mes italianëve, duke lënë pas Merkelin dhe Putinin.

Në atë kohë në mediat tona buçisnin titujt e shtypit italian që e quanin aktin e Ramës si "mësimin shqiptar" (ndaj EUropës), apo "një mrekulli e Zotit" . Vetëm më pas gjakrat u ulën dhe në një intervistë Ministri i Jashtëm italian, Di Maio pranoi se Edi Rama,  ishte vetëofruar të sillte një grup mjekësh sepse Shqipëria nuk kishte ende nevojë për të gjitha rezervat.

Por kur disa zëra kritikë në shtypin shqiptar i artikuluan këto kritika ata u vunë nën shënjestrën e makinerisë së propagandës. Kësaj radhe është një media serioze italiane si “Corriere della Sera” e cila jo vetëm përmend rastin e punonjësit të benzinatës, dhe gjobat që morën mjekët shqiptarë si pasojë e thyerjes së rregullave, por vë në dukje edhe se “mbërritjen a delegacionit shqiptar në Itali ishte një lëvizje gjeopolitike apo manovër diplomatike të kryeministrit Rama për të fituar pikë në arenën ndërkombëtare”.

Përgatiti Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI