Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Cristiano Ronaldo, ai i Katar mund të mos jetë Botërori i fundit: "Nëse do kem dëshirë akoma, vendos unë"

Lapsi.al 28 March 2022
Cristiano Ronaldo, ai i Katar mund të mos jetë Botërori i fundit:

Përpara ndeshjes vendimtare të Portugalisë, skenën e merr edhe njëherë Cristiano Ronaldo. Në kohën kur kombëtarja luzitane do të luajë hyrjen në Kupën e Botës në Katar kundër Maqedonisë së Veriut, CR7 tërheq vëmendjen me një temë delikate, që për më tepër mban jo pak në ankth portugezët.

Sulmuesi i Manchester United, në fakt, iu përgjigj i bezdisur atyre që e pyesnin nëse ai i nëntorit do të ishte Botërori i tij i fundit. "Po filloj të shoh që shumë prej jush po bëjnë të njëjtën pyetje. Do të jem unë ai që do të vendosë për të ardhmen time, askush tjetër - ishte përgjigja e një CR7 të kthyer arrogant në një pikë në të cilën ka qenë gjithnjë tepër i ndjeshëm -. Nëse do të kem dëshirë të luaj akoma, nëse nuk do të dua më... vendos unë, pikë. Por për ne do të jetë ndeshja e jetës”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI