Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Derbi i parë i Italisë për Vlahovic, për Dybala mund të jetë i fundit me Juventus

Lapsi.al 28 March 2022
Derbi i parë i Italisë për Vlahovic, për Dybala mund të

Në kampin e Juventus ka nisur numërimi mbrapsht për derbin e Italisë, një udhëkryq për renditjen dhe për historinë e Dusan Vlahovic dhe Paulo Dybalas. Kjo është hera e parë për sulmuesin serb, ndërsa për argjentinasin do të jetë Juve-Interi i fundit i kampionatit si bardhezi. Ndjesi të kundërta, por me të njëjtin objektiv: të jenë protagonistë në fushë dhe të fitojnë. Duke mundur Interin, Vlahovic dhe Dybala në fakt jo vetëm që do të mund t'i japin pikë shumë të rënda për klasifikimin Allegrit, por edhe të shkruajnë një faqe të pashlyeshme në karrierën e tyre te Juventus.

Përsa i përket Vlahovic, derbi i parë i Italisë do të jetë gjithashtu testi i tij i parë ndaj një ekipi të madh të Serie A që nga ardhja e tij në Torino. Një moment për t'u kujtuar dhe për t'u futur me zhurmë golash, edhe më shumë, në zemrat e tifozëve të tij të rinj, duke kopsitur përfundimisht edhe kalimin e stafetës me Dybalan, për të nisur një cikël të ri.

Për Joyan bardhezi, në fund të fundit,ajo e të dielës në mbrëmje do të jetë ndeshja e fundit kundër Interit me fanellën e Juventusit, gjithnjë nëse formacionet e Allegrit dhe Inzaghit nuk gjenden përballë njëra-tjetrës në finalen e Kupës së Italisë. Një takim që argjentinasi do të dëshirojë ta nderojë në mënyrën më të mirë. Pak për krenari, duke pasur parasysh se si shkuan gjërat në frontin e rinovimit me Arrivabene e drejtuesit e tjerë torinezë. E pak për t'i treguar Interit cilësitë e tij për sa i përket merkatos, ndoshta me derbi të tjerë të Italisë me fanellën zikaltër në shënjestër.

Tema të shumta, që, edhe pa cështjet taktike mbi ndeshjen me shumë lojtarë ende të angazhuar me kombëtaret e tyre përkatëse, e shndërrojnë një nga ndeshjet më të pritura të sezonit, në një ndeshje të madhe emocionuese jo vetëm për renditjen dhe ambiciet për titullin, por edhe për historitë dhe të ardhmen e lojtarëve-imazh të Allegrit. Vlahovic dhe Dybala bashkë kundër Interit. “Vallëzimi i fundit i madh” me bardhezinjtë në kampionat për Joyan e “vallëzimi i debutuesit” për Dusan.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI