Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Federata italiane kërkon ndjesë për dhomat e zhveshjes së Barberas: "Nuk ishin të gjitha mbetjet tona"

Lapsi.al 28 March 2022
Federata italiane kërkon ndjesë për dhomat e zhveshjes së

Pas polemikave për gjendjen në të cilën futbollistët e kombëtares italiane i lanë dhomat e zhveshjes të stadiumit “Barbera”, në fund të ndeshjes së play-off ndaj Maqedonisë, për Italinë ishte koha për të bërë mea culpa. FIGC ka bërë të ditur se ka telefonuar Palermo Calcio për të kërkuar falje, por gjithashtu deklaroi se jo gjithçka në dhomat e zhveshjes ishte lënë aty nga lojtarët dhe stafi i kombëtares.

Për këtë çështje, e cila kishte ngjallur shumë indinjatë tek tifozët pasi një video kishte nisur të qarkullonte në internet, Leonardo Bonucci ka folur edhe gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Turqisë: “Ishte një gabim i madh nga ana jona, me siguri herën tjetër do t'i kushtojmë më shumë vëmendje këtyre detajeve të vogla që bëjnë diferencën. Do të kërkojmë më shumë pajisje pastrimi, do t'i kushtojmë shumë më tepër vëmendje dhe kërkojmë ndjesë".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI