Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Genoa, kërkohet aktakuza për Portanovan: dhunë seksuale në grup ndaj një 21 vjeçare

Lapsi.al 28 March 2022
Genoa, kërkohet aktakuza për Portanovan: dhunë seksuale në

Cështja e Manolo Portanovas, i akuzuar për dhunë seksuale në grup, ka marrë drejtim pas kërkesës për të ngritur aktakuzën. Lojtari i Genoas do të duhet të dalë para Gjykatë në Siena, më 7 qershor, së bashku me dy persona të tjerë. Sipas akuzës, të tre në bashkëpunim me një të mitur, dyshohet se kanë ushtruar dhunë seksuale ndaj një 21-vjeçare në një apartament në qendër të Sienës natën midis 30 dhe 31 majit 2021.

Në qershor të vitit të kaluar, Portanova kishte shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur para hetuesit Jacopo Rocchi, kur pas denoncimit të vajzës kishin nisur hetimet paraprake dhe, më pas, gjatë marrjes në pyetje nga prokurori kompetent u deklarua i pafajshëm. Për Portanovën dhe të dyshuarit e tjerë të moshës madhore fillimisht u urdhërua e më pas u revokua, edhe arresti shtëpiak. Tashmë, pas muajsh hetimesh, marrjes në pyetje dhe kontrolleve në celularët e të rinjve të përfshirë, prokurori në detyrë Nicola Marini ka kërkuar aktakuzën për lojtarin, i cili kundër Torinos në javën e fundit të kampionatit ka shënuar golin e parë në Serie A. Për të dyshuarin e katërt, 17 vjeç në kohën e ngjarjes, është kompetente gjykata për të mitur në Firence.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI