Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Mancini nuk heq dorë nga Italia, por merr Tapirin e Artë gjigant: "Mëse i merituar"

Lapsi.al 28 March 2022
Mancini nuk heq dorë nga Italia, por merr Tapirin e Artë gjigant:

"Tapiri gjigant është më se i merituar. Kisha besim, për fat të keq ndonjëherë gjërat shkojnë keq. Por nuk dorëzohem: do të provojmë përsëri për Botërorin e ardhshëm", deklaroi Roberto Mancini duke marrë - kjo është hera e parë që ndodh - Tapirin e Artë gjigant të Striscia la Notizia. Asnjëherë më parë në historinë e lajmeve satirike një Tapir gjigant i artë nuk është tërhequr nga fituesi. E rasti i takoi trajnerit të kombëtares së Italisë Mancini, i shastisur – si gjithë italianët – për eleminimin e bujshëm të kombëtares nga faza finale e Botërorit të Katarit.

I takuar nga gazetari Valerio Staffelli në Coverciano, trajneri i të kaltërve fillimisht mori një Tapir "klasik" (i teti i karrierës së tij) dhe më pas - me sportivitetin që e dallon - hapi portat e Kombëtares për të lënë stafin e Striscia-s me versionin gjigant të "çmimit".

Mancini, në fakt, do të vazhdojë të jetë trajneri i Italisë edhe pas eleminimit, gjë që u bë e ditur pas takimit të tij me presidentin federal Gravina. “Këto ditë kam folur me presidentin Gravina dhe jemi në një mendje. Le të luajmë këtë ndeshje që duhet respektuar dhe më pas do të takohemi sërish gjatë javës pa asnjë lloj problemi. Duhet të rifillojmë sërish, zhgënjimi është i madh, por të mos harrojmë që kjo skuadër fitoi kampionatin evropian gjashtë muaj më parë. Do rinisim nga këtu".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI