Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Milan, me Kessie përfundon epoka kineze: lamtumirë "gjërave formale"

Lapsi.al 28 March 2022
Milan, me Kessie përfundon epoka kineze: lamtumirë "gjërave

Me lamtumirën e Kessie, ikën pjesa e fundit e Milanit kinez. Një kapitull shumë i shkurtër, duke qenë se presidenca e Yonghong Li zgjati pak më shumë se një vit, nga prilli 2017 deri në korrik 2018, kur kontrolli i klubit i kaloi Elliot Management Corporation. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ishte lojtari i fundit që kishte mbetur nga fushata faraonike e blerjeve nga pronarët kinezë. Njëmbëdhjetë lojtarë, praktikisht një formacion, që mund të vendosen me një 4-3-3 ofensive: Antonio Donnarumma në portë, në mbrojtje Conti dhe Ricardo Rodriguez në krahë dhe dyshja Musacchio-Bonucci në qendër, në mesfushë hapësirë për Cahlanoglu-Biglia-Kessie, me treshen sulmuese të përbërë nga Andrè Silva, Kalinic dhe Borini. Vera e vitit 2017 mbahet mend si ajo e sloganit “Të kalojmë te gjërat formale”, të përsëritur nga administratori i deleguar Fassone dhe drejtori sportiv Mirabelli, në prezantimin e çdo blerjeje, përpara nënshkrimit të kontratës.

Një fushatë forcuese me vlerë gati 250 milionë euro për të rikthyer Milanin në lavdinë e dikurshme. Pesë vjet më vonë, të gjithë kanë ikur, përfshirë edhe pronarët. E nga shitjet e mëpasshme dolën të ardhura prej vetëm 58 milionë euro e gjysmë, me jo më pak se 7 lojtarë të humbur me parametër zero, me përjashtim të Bonucci, Kalinic, Rodriguez dhe Andrè Silvas. Kalimi i sigurtë i Kessie te Barcelona, mbyll kështu kapitullin e shkurtër kinez në historinë e kuqezinjve. Që me dyshen Maldini-Massara shpreson të kalojë nga 'gjërat formale' te fitoret.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI