Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

“Në jetë bëhen gabime, por varet sa meson prej tyre”: Gjimshiti e përckton humbjen me Spanjën, punë mentaliteti

Lapsi.al 28 March 2022
“Në jetë bëhen gabime, por varet sa meson prej tyre”:

Nuk i del e keqja Berat Gjimshitit për humbjen e pësuar në minutën e fundit me Spanjën. Edhe në vigjilje të sfidës së dytë miqësore kundër Gjoergjisë, mbrojtësi kuqezi kthehet të diskutojë atë që e konsideron një cështje mentaliteti, perceptimi, apo mungese administrimi të minutave të fundit: “Të gjitha variantet nga pak besoj. Sidomos, kur e ke rezultatin në dorë në fund, nuk besoj që ka shumë nevojë teknike, por ka të bëjë më shumë përqëndrimi, që mos të bëhen gabimet dhe mos të pësojmë gol në fund. Ka të bëjë më shumë përqëndrimi sesa lodhja. Pas ndeshjes nervozohen të gjithë. Ishim të mërzitur në dhomat e zhveshjes, por ka të bëjë më shumë përqëndrimi siç e thashë”.

Qendra e Atalantës ka treguar edhe atmosferën në dhomat e zhveshjes pas humbjes në minutën e fundit në golin e shënuar nga Dani Olmo që fiksoi rezultatin 2-1 për të besuarit e Luis Enriques. “Më shumë zhgënjim, sidomos pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes, çdokush ishte shumë i mërzitur sepse ishte një moment edhe historik për në, që luanim ndaj një Kombëtareje kaq të fortë dhe të merrnim atë rezultat në Spanjë si gjë e bukur dhe ishim të gjithë të mërzitur. Pastaj, çdo gjë ecën dhe duhet të mendojmë për të përmirësuar gabimet, pasi koha ecën dhe nuk e kemi në favor për të menduar për gabimet që bëmë. Çdo njeri në jetë bën gabime, por varet se sa përqëndrohesh për të mësuar nga gabimet. Në ditën pas ndeshjes çdo gjë shikohet me sy tjetër, sepse shikon gabimet, por shikon edhe gjërat që ke bërë mire” tha Gjimshiti.

Në fund edhe një koment për ndeshjen e nesërme me Gjeorgjinë: “Edhe me këtë ndeshje që bëmë kundër Spanjës, besoj se tifozët e kanë parë që lojtarët kanë dhënë gjithçka në fushë dhe besoj se do jetë një ndeshje ndryshe, sepse kualiteti teknik nuk është aq i lartë sa i Spanjës, por prapë është një ekip që vrapon shumë dhe mbrohet mirë. Por besoj që ndeshja do të jetë ndryshe, sepse do të kemi edhe ne më shumë raste për të qenë ofensivë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI