Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Sy të skuqur, rënie lëkure në fytyrë: Abramovich e negociatorët e paqes ukrainas viktimë e helmimit

Lapsi.al 28 March 2022
Sy të skuqur, rënie lëkure në fytyrë: Abramovich e

Pronari i Chelsea, Roman Abramovich dhe negociatorët e paqes ukrainas kanë shfaqur simptoma të dyshuara si helmim, pas një takimi në Kiev në fillim të këtij muaji, në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi. Ky është lajmi i bujshëm i raportuar nga Wall Street Journal, i konfirmuar edhe nga një zëdhënës i manjatit rus.

Pas takimit në kryeqytetin ukrainas, oligarku rus, i cili kaloi midis Moskës, Lviv dhe vendeve të tjera të negociatave, si dhe të paktën dy anëtarë të delegacionit ukrainas, kanë shfaqur simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot të vazhdueshëm dhe dhimbje të syve dhe irritim e rënie të lëkurës së fytyrës dhe duarve. Megjithatë, sipas asaj që mësohet ata nuk janë në rrezik për jetën.

Sipas burimeve të gazetës amerikane, sulmi i dyshuar mund të jetë kryer nga disa persona në Moskë që donin të sabotonin bisedimet për t'i dhënë fund luftës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI