Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Al-Khelaifi e ka me Real, Barca e Juve: "Super League nuk ekziston, të gjithë kundër përveç tre klubeve"

Lapsi.al 29 March 2022
Al-Khelaifi e ka me Real, Barca e Juve: "Super League nuk ekziston, të

Nasser Al-Khelaifi i rikthehet sulmit ndaj Super League: “Jo-Super League nuk ekziston – e nisi menjëherë sulmin numri një i ECA-s gjatë një konference për shtyp – Nuk ekzistonte versioni i parë dhe i dyti nuk ekziston gjithashtu. Ne jemi këtu për të folur për të ardhmen, për bashkëpunimet. Ne besojmë në kompeticionet e UEFA-s, ku ka shumë potencial. Jemi të kënaqur me atë që po bëjmë dhe atë që do të bëjmë".

Sipas presidentit të PSG-së, të gjithë projektit i mungon mbështetja: "Të gjithë janë kundër Super League. Tifozët, mediat, klubet e mëdha dhe të vogla. Ata janë vetëm tre dhe e çuditshmja është se tani kënaqen duke luajtur në kompeticionet Uefa, u pëlqen të jenë në kompeticionin më të mirë. Nuk mendoj se mund të bëjnë shumë, ne jemi të gjithë shumë të bashkuar, punojmë si familje dhe kujdesemi për njëri-tjetrin. Ky ishte objektivi ynë dhe ja arritëm".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI