Flash

Idiotësia opozitare/ Aleatët e para 25 prillit zihen për meritat e arrestimeve

Lapsi.al 29 March 2022
Idiotësia opozitare/ Aleatët e para 25 prillit zihen për meritat
Një luftë absurde ka shpërthyer nën rogoz mes atyre që ishin aleatë deri para 25 prillit. PD-së së Bashës dhe LSI-së së Kryemadhit lidhur me meritat e arrestimeve të SPAK që kërkoi sot burgosjen e deputetit të dytë nga PS-ja. Menjëherë sapo u dha ky lajm ish kryetari Basha bëri një deklaratë ku ia faturojë meritat punës së komisionit të iniciuar dhe ngritur me insistimin e tij, të cilin e kryesoi Jorida Tabaku. "Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar" tha ai. Lexo me tej:

SPAK pret fletë arrestet për deputetin Alqi Bllako dhe 20 zyrtarë

Por me sa duket këtë vjedhje meritar për denoncimin e vjedhjes së madhe me inceneratorët nuk e duroi dot Monika Kryemadhi, të cilën Basha e përjashtoi qëllimisht nga hetimet e këtij komisioni. Ajo e quajti punën e komisionin Tabaku si një përpjekje për të fshehur të vërtetën. "Kjo që po ndodh sot me hetimet e inceneratorëve është meritë e LSI në lidhje me dosjet që ka dorëzuar në SPAK. U tentua me Komisionin të varroseshin të vërtetat e kësaj afere, por garantoj që kjo aferë nuk do të shuhet" tha ajo.

Andi Bushati: SPAK s’ka vlerë për ndëshkim, por për vizatim

Tek sheh deklaratat e këtij binomi, që deri një vit më parë pretendonte se rrëzonte me votë Edi Ramën, mbetesh pa tekst. Së pari ata zihen se kush do i marrë meritat që janë shumë më të mëdha se qerthulli i këtyre dy partive duke filluar që nga "Nisma Thurrje" që kallëzoi e para, e deri tek gazetarë investigativë që ngritën zërin atëhere kur kolegët e tyre paguheshin me shifra të majme. Por puna nuk është te meritat. Sot problemi është se kemi ende një drejtësi të dirigjuar, një SPAK që heton me cak, pandaj para se ti gëzohen "suksesve" opozitarët e vërtetë duhet të fokusohen tek denoncimet. Sot nuk është koha për të ngritur sherrin se cila nga opozitat kishte të drerjtë, por se sa shumë para ka vjedhur regjimi i koka e të cilit ende nuk është prekur.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI