Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Inter e Milan gati të "emigrojnë" e për stadiumin e ri mund të braktiset San Siro

Lapsi.al 29 March 2022
Inter e Milan gati të "emigrojnë" e për stadiumin e ri

Interi dhe Milani duan një stadium të ri. Klubet e Milanos duhet të kenë një stadium të ri. Një impiant në pronësi dhe qendror për mendimet dhe planet e zhvillimit të Suning dhe fondit Elliott. Për të provuar të rikuperojnë terren ndaj konkurrencës evropiane, dy klubet milaneze nuk shohin asnjë rrugë tjetër të mundshme. Megjithatë, pavarësisht muajsh - në të vërtetë vitesh - diskutime, pavarësisht një projekti të paraqitur dhe zgjedhur dhjetorin e kaluar, kur të dy klubet preferuan Katedralen e projektuar nga studio Populous - në raport me Unazat e projektuara nga Manica/Sportium - situata mbetet ende në ajër. Ideja e një impianti të ri gati për sezonin 2026/27 - me kompromisin e arritur me kryebashkiakun e Milanos, Beppe Sala për të mbajtur San Siron e vjetër të paktën deri në inaugurimin e Lojërave Olimpike Dimërore 2026 - u përplas mes dilemave dhe problemeve burokratike, konfrontime publike dhe si pasojë dyshime nga ana e Interit dhe Milanit, të cilët, nuk janë të përgatitur të shpenzojnë miliona të tjera për studime të reja fizibiliteti pa pasur garanci.

Nga këtu vjen, pra, sqarimi i raportuar sot nga La Gazzetta dello Sport, mbi vullnetin e dy klubeve për të parë përreth dhe për të zgjedhur një zonë të re për stadiumin. Cilën? Për gazetën milaneze ka vetëm një terren tërheqës: zona Sesto San Giovanni ku ndodheshin fabrikat e çelikut Falck. Sipas Gazzettas, deri më tani nuk ka pasur “kontakte të drejtpërdrejta mes drejtuesve të Interit dhe Milanit dhe kryebashkiakut të Sestos, San Giovanni, por në muajt e ardhshëm historia e stadiumit të ri mund të pësojë një pikë kthese që dukej e paimagjinueshme para pandemisë, kur projektet u prezantuan në Politecnico të Milanos”. Një pozicion që nuk duket të jetë një cështje presioni, por që lind, siç u përmend, nga një domosdoshmëri. Një strukturë në pronësi është thelbësore për rritjen ose zhvillimin e klubit, për të mbajtur ekonomikisht ritmin me konkurrencën evropiane. Një cështje e konsideruar fatale, një problem zgjidhja e të cilit nuk mund të shtyhet më pafundësisht.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI