Flash

Korçë/ Sherr mes gjimnazistëve, dy përfundojnë në spital dhe një në polici

Lapsi.al 29 March 2022
Korçë/ Sherr mes gjimnazistëve, dy përfundojnë

Një zënkë mes gjimnazistëve ka përfunduar keq në Korçë.

Në këtë sherr raportohet se janë përfshirë tre nxënës, ku dy prej tyre kanë përfunduar në spitalin e Korçës ndërsa një i tretë ndodhet në komisariatin e policisë.

Dyshohet se ka qenë pikërisht nxënësi i cili aktualisht është në polici, ai që ka nisur sherrin dhe ka dëmtuar fizikisht dy të tjerët.

"Mesditën e sotme, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, Korçë, në ambientet e një shkolle të mesme, janë përfshirë në një konflikt tre nxënës, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike. Dy prej tyre, aktualisht po marrin mjekim në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes, (me dëmtime të lehta) ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI