Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Pusho tani zemër, e ke merituar": Van Damme humb ndeshjen e fundit të jetës, atë me leuçeminë

Lapsi.al 29 March 2022
"Pusho tani zemër, e ke merituar": Van Damme humb ndeshjen e
Bota e futbollit është në zi për vdekjen e Miguel Van Damme, portierit 28-vjeçar të Cercle Bruges, i cili është dorëzuar pas një beteje të gjatë kundër leucemisë, e cila filloi në vitin 2016. Lajmin e ka dhënë e dashura e tij, Kyana Dobbelaere, me një postim të gjatë në Instagram që ka marrë mesazhet e ngushëllimit nga shumë fansa dhe yje të sportit belg, nga Stoffel Vandoorne e deri te Thibaut Courtois. “Dashuria jonë, babi ynë i madh, u nis për ndeshjen e tij të fundit sonte, një ndeshje që nuk mund të fitohet më – ka shkruar Kyana së bashku me një foto në të cilën ajo dhe vajza e saj, vetëm 10 muajshe, shtrëngojnë duart e Miguel - Na le shumë ngadalë, megjithatë e bëre përsëri në mënyrën tënde, shumë të fortë. Luftove si luan. Ne jemi shumë mirënjohës për atë që ishe: një shembull për shumë njerëz. Më bëre të kuptoj se nuk ka asgjë për t'u dorëzuar, edhe pse kishte vetëm një fije shprese, që ti e arrije pa reshtur. Pusho tani zemër, e ke merituar, tani je i lirë nga çdo dhimbje. Një përqafim i madh nga vajzat e tua". Van Damme u diagnostikua me leuçemi në vitin 2016, para fillimit të sezonit sportiv, por ai arriti të qëndrojë në skuadër, duke u alternuar mes fushës dhe pankinës, deri në janar 2020, kur pas një rikthimi të sëmundjes, mjekët i dhanë pak shpresë për shërim.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KYANA (@kyanadobbelaere)

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI