Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Rejës i pëlqen më shumë 3-5-2, unë luaj ndryshe": Roshi peng i një skeme penalizuese

Lapsi.al 29 March 2022
"Rejës i pëlqen më shumë 3-5-2, unë luaj

“Doja të thoja që ishte një ndeshje shumë e mirë, jemi koshient që e dominuam lojën. Gjeorgjia ka një ekipi të mirë fizikisht. Kishim raste të mira për të shënuar. Jemi të mërzitur, duhej fitorja”. Odise Roshi nuk e fsheh zhgënjimin për barazimin 0-0 ndaj Gjeorgjisë në miqësoren e luajtur në Air Albania. Wingeri mundohet të përshtatet me një skemë që e penalizon dhe është kështu që kur Edoardo Reja është ulur në pankinën e kombëtares. Moduli nuk ndryshon madje edhe kundër rivalëve të nivelit tonë, ose më poshtë, duke ia bërë jetën të vështirë Roshit, që është lëshuar në këtë deklaratë: "Rejës i pëlqen më shumë 3-5-2, unë kam luajtur më shumë me 4-3-3, por duhet t’i përshtatemi skemës së misterit".

Roshi është munduar të sistemojë fjalët, por ajo që është e qartë në sytë e të gjithëve, se lojtari është peng i një skemë jo-funksionale për të, tashmë është bërë zyrtare: “Tani duhet ti besojmë trajnerit, ai e di se çfarë hedh në fushë. Lojtarët si Asllani, Çekiçi bënë mirë. Skemën e di trajneri dhe me të kemi luajtur kështu shpesh”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI