Flash

"Show me peshqit e vegjël"/ Këlliçi: Kreu i vjedhjes është incineratori i Tiranës me në krye Veliajn si përgjegjës

Lapsi.al 29 March 2022
"Show me peshqit e vegjël"/ Këlliçi: Kreu i vjedhjes

Deputeti Belind Këlliçi nga selia blu ka reaguar për arrestimet lidhur me aferën e inceneratorëve. Këlliçi e cilësoi operacionin e sotëm të SPAK për aferën e incineratorëve të Elbasanit dhe Fierit si show-n e radhës me "peshqit e vegjël". Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat tha se Alqi Bllako dhe Lefter Koka janë vetëm pikënisja dhe se prangat duhet të tunden mbi përgjegjësit kryesorë. Ndër të tjera Këlliçi theksoi se kreu i gjithë kësaj vjedhje është incineratori i Tiranës.

"Sot ka pasur urdhër-arreste për incineratorin e Fierit dhe Elbasanit por kreu i gjithë kësaj vjedhje është incineratori i Tiranës, skema mafioze me të dhe përgjegjësi kryesor është Veliaj. Me firmën e tij i ka hapur rrugë koncesionarit për të marrë 128 mln euro një kompanie që është themeluar vetëm 24 orë para se të merrte kontratën me shtetin shqiptar.Uroj që me këtë dosje drejtësia të bëjë një herë të vetme drejtësi. Nuk është një lajm i gëzueshëm vetëm kërkesa për të arrestuar një deputet të PS dhe çuar prapa qelisë drejtues të Agjencisë së Mjedisit dhe agjencive të tjera që kanë qenë të përfshira por është momenti për të kërkuar që Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Ëngjëll Agaçi të mbajnë përgjegjësi për aferën më të madhe të shekullit", tha Këlliçi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI