Flash

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Si ndodhi metamorfoza e Vladimir europianit

Lapsi.al 29 March 2022
Si ndodhi metamorfoza e Vladimir europianit

Çfarë ka ndodhur në këto 20 vjet, për të transformuar një partner dhe aleat të mundshëm në një kryqtar antiperëndimor dhe një tiran në vendin e tij? Ekzistojnë tre linja të metamorfozës së Vladimir Putinit.

E para është e brendshme: obsesioni pas pushtetit. E dyta është e jashtme: sindromi i rrethimit. E treta është ideo-fetare: mitologjia e machismo-s (“nastojashij russkij mushina” thuhet në rusisht) dhe nostalgjia për “homo sovieticus”.

“Rusia është një mike e Evropës, një paqe e qëndrueshme në kontinent është një objektiv themelor për kombin tonë. Ashtu si respektimi i të drejtave dhe lirive demokratike është objektivi kryesor i politikës sonë të brendshme”. Kështu fliste Vladimir Putini në Parlamentin gjerman më 25 shtator 2001, duke përdorur atë që ai vetë e kishte quajtur si “gjuhën e Gëtes, Shilerit dhe Kantit”, e mësuar në pesë vitet që kaloi në Dresden, si drejtues i seksionit lokal të KGB, me gradën nënkolonel.

Dje në New York Times Roger Cohen e ripërmendi me të drejtë atë fjalim për të nënvizuar kontradiktën midis Putinit të djeshëm dhe atij të sotëm.

Në atë kohë Putin ishte 48 vjeç, kishte qenë president i Rusisë për një vit, i sponsorizuar nga Boris Yeltsini (me sugjerim të Anatolij Chubais, i vetëdërguar ditët e fundit në Turqi) sepse konsiderohej politikisht jo inteligjent dhe lehtësisht i lakueshëm. Perëndimi flirtoi me të. George W. Bush, pasi e takoi, tha se e kishte kuptuar “thellësinë e shpirtit të tij”, duke e parë në sy. Një vit më pas u krijua Këshilli NATO-Rusi dhe vetë Putini kishte hedhur hipotezën, duke folur me Klintonin, se Rusia do t’i bashkohej Aleancës Atlantike.

Dy dekada më vonë, i njëjti njeri, i cili do të mbushë 70 vjeç më 7 tetor, filloi një luftë në zemër të Evropës, duke pushtuar Ukrainën për të “denazifikuar qeverinë”, duke rrafshuar qytetet e saj , duke masakruar civilë të pafajshëm.

Ndërsa në Rusi skllavëroi gazetat dhe TV, shtypi çdo manifestim të disidencës në rrugë me dhunën e policisë së trazirave, e dënoi Alexei Navalnj me 9 vjet burg të ashpër. Dhe i përcakton kundërshtarët e tij si “tradhtarë”, të cilët rusët “do t’i pështyjnë si mushkonja që u futen aksidentalisht në gojë”.

Çfarë ka ndodhur në këto njëzet vjet, për të transformuar një partner dhe aleat të mundshëm në një kryqtar antiperëndimor dhe një tiran në vendin e tij? Ekzistojnë tre linja të metamorfozës së Vladimir Putinit.

E para është e brendshme: obsesioni pas pushtetit.

E dyta është e jashtme: sindromi i rrethimit.

E treta është ideo-fetare: mitologjia e machismo-s (“nastojashij russkij mushina” thuhet në rusisht) dhe nostalgjia për “homo sovieticus”.

E para ndodhi që në vitin 2003, kur Mikhail Khodorkovsij, atëherë njeriu më i pasur në Rusi pas privatizimeve të dekadës së Jelcinit, u dënua me “gulag” siberian. Putini u kishte thënë oligarkëve: pasurohuni, por duhet të më jeni besnikë. Khodorkovsky guxoi ta sfidonte politikisht dhe përfundoi në gjyq për “mashtrim”, nga një magjistratë që u nënshtrua menjëherë ndaj carit të ri. Në thelb ai ia doli mbanë: i kthyer nga Siberia, oligarku jeton në mërgim jashtë vendit.

Por gazetarja Anna Politkovskaya u vra në vitin 2006. Ish-agjenti i KGB-së, Aleksandr Litvinenko, i cili e kishte quajtur pushtetin e Putinit “një shtet mafioz”, u helmua me substanca radioaktive në Londër një vit më vonë. Boris Nemtsov, zëvendëskryeministri i Yelstinit dhe themeluesi i një partie opozitare, u vra në vitin 2015 pranë Sheshit të Kuq. Dhe Aleksej Navalnj, pasi shpëtoi nga një tentativë helmimi, mori një dënim të zgjatur ditët e fundit nga një gjyqtar i promovuar nga Kremlini gjatë gjyqit.

Drejtimi i dytë, sindroma e rrethimit, e ka origjinën në revolucionet “me ngjyra” të vitit 2003 në Gjeorgji dhe 2004 në Ukrainë, të cilat përkojnë me valën e dytë të zgjerimeve të NATO-s drejt satelitëve të ish-BRSS (Bullgari, Rumani, shtetet baltike). Angela Merkel-it, e cila e pyeti se cili ishte gabimi i tij më i madh, Putini iu përgjigj: “Që besoj”.

Në konferencën e sigurisë në Mynih, në vitin 2007 ai lëshoi ​​zemërimin: “Bota ka një pronar, një pol të autoritetit, forcës dhe fuqisë vendimmarrëse” (Shtetet e Bashkuara). U injorua edhe për shkak se në atë kohë Putini konsiderohej nga George W. Bush një aleat kundër xhihadit islamik. Dhe më pas u nënvlerësua nga Barack Obama, i cili e quajti Rusinë një “fuqi rajonale” dhe më vonë dështoi të mbajë premtimin e tij për të ndërhyrë nëse Bashar al Assadi shkelte “vijën e kuqe”, të përdorimit të armëve kimike në Siri.

Në vitin 2008 pati luftë kundër Gjeorgjisë (me arsye të ngjashme me ato të Ukrainës, duke mbrojtur rusët e Osetisë dhe Abkhazisë). Në vitin 2014 aneksimi i Krimesë dhe, më pas, fillimi i luftës së “burrave të vegjël të gjelbër” në Donbassin ukrainas, ndërsa në 2016 Alepo në Siri u rrafshua përtokë, siç kishte ndodhur në Grozny të Çeçenisë dhe siç po ndodh sot në Mariupol të Ukrainës.

Komponenti ideologjiko-fetar ka një themel në macho-izmin e hapur të Putinit: “Unë nuk jam grua, kështu që nuk kam ditë të këqija”, iu përgjigj ai Oliver Stone kur ky po e intervistonte. Por mbi të gjitha në bindjen e të qenit kampion i mbrojtjes së vlerave të krishtërimit kundër dekadencës së Perëndimit (që lejon martesat mes njerëzve të të njëjtit seks, mbron homoseksualitetin dhe lartëson feminizmin).

Dhe gjithashtu nga komoditeti: aleanca me Kishën Ortodokse, e cila shkoi aq larg sa të bekonte, me patriarkun e Moskës Kirill, pushtimin e Ukrainës si një luftë kundër mënyrave mëkatare të jetesës së “Perëndimit”.

Këtyre tre sindromave, që shpjegojnë transformimin tek hipokondriaku Putin iu shtua edhe obsesioni me Covid-in, i cili e ka përkeqësuar mosbesimin dhe izolimin e tij. Sot cari i ri është një njeri i vetmuar që përballet me ambiciet, por edhe ankthet e tij. Thonë se ai ka parë dhjetëra herë pamjet e kufomës së Gadafit. Sepse ka makthin mos pëson të njëjtin fund. / La Repubblica, BOTA.AL

Të këshilluara

Lavrov: Takimi Putin-Zelensky jo-produktiv

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lvarov  tha se një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky  do të ishte jo-pr...

12:31

Kryeministri izraelit infektohet me Covid-19

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett është infektuar me Covid-19. Mediet vendase raportojnë se kryeministri 50-vjeçar është në gjendje të mirë shëndetësore...

11:20

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI