Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Trajneri i Brazilit mbyll historitë e trilluara: "Më fal Arteta, më fal Arsenal, janë vetëm gënjeshtra"

Lapsi.al 29 March 2022
Trajneri i Brazilit mbyll historitë e trilluara: "Më fal Arteta,

Trajneri i Brazilit, Tite, ka mohuar zërat se ai do të ulet në pankinën e Arsenal. "Ndjesia ime është një trishtim i madh, sepse publikut i jepet një informacion që është në të vërtetë gënjeshtër. Mund të rrini të qetë, unë kam një sjellje personale, një qëndrim profesional dhe një ndjesi përgjegjësie ndaj Seleçãos. Më fal Arteta, më fal Arsenal, nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë". tha ai.

Trajneri i 5 herë kampionëve të botës ka hedhur, kështu, poshtë me forcë zërat se ai është në bisedime për të zëvendësuar Mikel Artetën si trajner i Arsenalit pas Kupës së Botës 2022. Mediat braziliane publikuan një histori javën e kaluar, e cila sugjeronte se Gunners kishin hapur tashmë negociatat për zëvendësimin e Artetës për sezonin 2022/23, duke injoruar faktin se Arsenali është në pozicionin më të mirë në të cilin ka qenë prej një kohë të gjatë në Premier League. Ideja që Arsenal do të zëvendësonte Arteta me Tite dukej e pakuptimtë që në fillim, dhe tani trajneri i Brazilit ka konfirmuar se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI