Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Video/ Mbrohemi mirë, por nuk dimë të sulmojmë: vetëm 0-0 me Gjeorgjinë

Lapsi.al 29 March 2022
Video/ Mbrohemi mirë, por nuk dimë të sulmojmë: vetëm

Miqësorja e dytë e Shqipërisë prodhon rezultat më të mirë, por impakt më të dobët. Pas humbjes 2-1 në Spanjë, kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se 0-0 kundër Gjeorgjisë në Air Albania, që rrit serinë e ndeshjeve pa humbje të skuadrës së Sagnol, ndaj Shqipërisë, në 6 ndeshje.

Të pamundur prej 17 vjetësh gjeorgjianët, që vazhdojnë të mbeten të tillë edhe pas kësaj miqësore, nuk është se i shkaktuar probleme skuadrës së Rejas dhe patën vetëm dy raste në 90 minuta, një në cdo pjesë loje, por në ato episode mund të bënin keq. Shqipëria tregoi gjithë limitet e saj në fazën ofensive: të aftë për tu mbrojtur, edhe falë kualitetit të lartë të treshes difensive, e gjitha Serie A, por makinozë kur vjen puna për tu sulmuar, me një Broja krejtësisht në hije.

Tekniku italian kishte ndryshuar shumë në raport me ndeshjen me iberikët, por skuadra e tij vuajti shumë impulset e Balliut (mbeti në Spanjë, bashkë me Baren e Uzunin) dhe inteligjencën filtruese të Bares. Nga minuta e parë Asllani u mundua ta zëvendësonte, me kontributin edhe të Gjimshitit, të shndërruar disa herë në sugjerues me vertikalizime që mund të hapnin punë. E megjithatë, bëmë shumë pak raste në pjesën e parë e dicka më shumë në të dytën, kur hyri Cikalleshi.

Sulmuesi ishte tepër agresiv në luftën për topin dhe në sulmin drejt zonës. Atë që prisnim nga Broja e bëri pikërisht Cika, që krijoi edhe rastin më të mirë të ndeshjes me një veprim spektakolar, kur dribloi dy herë në minutën e 59 mbrojtësin, me goditjen që kaloi ngjitur me shtyllën. I tij edhe asisti për Vrionin në të 67, por devijimi i sulmuesit në pronësi të Juventus nuk përfundoi në rrjetë. Në fund një 0-0 që nuk jep asnjë përgjigje, me kuqezinjtë e Rejas që bënë mirë prapa (edhe pse ato rreziqe në goditjet e Kazaishvilit dhe Kvekveskirit duheshin evituar) e lanë për të dëshiruar përpara. Por për të fituar, dikush duhet të shënojë e Reja e di mirë këtë...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI